Në Kamzës punohet kudo. Qyteti është kthyer në një kantier ndërtimi. Ndërtohet kudo dhe qëllimi është përmirësimi rrënjësor i infrastrukturës me standarte bashkëkohore. Përpos objektiva të shumta, në vëmendje të veçantë të kryebashkiakut, Bashkia po punon me prioritet në rrjetin e kanalizimeve të ujrave të ndotura.
Kryetari i Bashkisë Rakip Suli që në ditët e para të marrjes së detyrës ka marrë ankesa nga qytetarët dhe ka urdhëruar duke mundësuar ndërhyrjen emergjente në kohë vere të rikonstruksionit të mjaft KUN-ve që kishin shpërthyer në rrugë dhe lagje dhe banorët mezi qëndronin në shtëpitë e tyre.
Sot, ndërtimi i KUN -ve aty ku nuk ka fare si dhe ndërhyrja në zona ku është punuar pa kriter ose shkel e shko, është në prioritetin absolut të Bashkisë Kamëz ndaj dhe kryebashkiaku Rakip Suli ka dhënë porosi të prerë administratës për të bërë të pamundurën që qytetarëve t’u gjenden sa më pranë.
Përpos investimeve në fusha të ndryshme, nuk është lënë aspak pas dore ndërhyrja në kolektorë. Eshtë investuar në çdo lagje ku ka qenë prioritet dhe janë evidentuar nevojat për të investuar sërish ku do të kërkohet nga qytetarët.
Kryetari i Bashkisë Kamëz njofton një tjetër investim shumë të rëndësishëm sa i përket ndërtimit të rrjetit të kanalizimeve të ujërave të ndotura teksa thotë se: -“Nisëm punën për ndërtimin e KUN prej 4.2 km, përgjatë segmentit rrugor Kulla e Vorpsit, Shkëndija-Shebeniku-Marseja. Ky investim do t’i japë fund problematikës disavjeçare të zonës, duke siguruar tashmë një sistemim të ujërave të zeza dhe atyre të bardha”.
Në një tjetër prononcim z.Suli konfirmon një tjetër ndërhyrje të Bashkisë në përmirësimin e infrastrukturës së KUN kur thotë: “Nisëm investimin në ndërtimin e KUN, përgjatë segmenteve rrugore Miqësia-Altruisti-Burimi-Kongresi i Lushnjes-OSBE, pranë shkollës së Mesme Profesionale Kamëz . Si çdo herë, me korrektësi maksimale dhe në shërbim të të mirës së komunitetit. Për Bashkinë që duam” PS 2021″ “Për Shqipërinë që duam”.
Ditë më parë kryebashkiaku Suli njoftonte vijimin e punimet për ndërtimin e KUN në rrugën “Mehmet Xhevori”, në Paskuqan e lene 30 vitesh harresë si dhe nisjen e punimeve për ndërtimin e KUN në lagjen 5 Bathore.
Kujtojmë një tjetër investim të rëndësishëm, ku Kamza nuk do të përmbytet më. Kjo falë një superinvestimi që po kryhet nga bashkia falë mbështetjes së qeverisë Rama në kolektorë duke nisur nga 5009 në kufi me Zall-Herrin, deri në Lumin e Tiranës.