Pa lënë pas dore punët e përditshme, strukturave të Bashkisë Kamëz iu është dashur që 10 ditët e fundit të përballojnë dhe situatën në terren si pasojë e tërmetit të rënë dhe përmbytjeve nga shirat. Ndihma konkrete e ofruar, evidentimi i çdo dëmi në terren, ka qenë porosia e prerë që Kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, iu ka dhënë vartësve për të bërë më të mirën për banorët, brenda mundësive që ka institucioni Bashki dhe në bashkëpunim me Emergjencat Civile , si dhe strukturat e tjera të ministrive të angazhuara në këtë proces.
Veç përkushtimit maksimal të kryebashkiakut Suli, në Bashkinë Kamëz kanë qenë të pranishëm për të analizuar masat dhe njohur nga afër me dëmet e tërmetit të 21 Shtatorit si dhe të përmbytjeve më pas, anëtarë të kabinetit qeveritar; ministri i Brendshëm Z.Sandër Lleshaj, Prefektja e Tiranës Znj.Suzana Jahollari, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Znj.Belinda Balluku, ministrja e Shëndetesisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe përfaqësues të Policisë së Shtetit, si dhe deputeti Elio Hysko.
Në këto takime është diskutuar gjerësisht mbi problematikat e shkaktuara pas lëkundjeve sizmike dhe përmbytjes së një pjese të zonave të Bashkisë Kamëz dhe është vepruar në kohë rekord për evidentimin dhe zgjidhjen sa më parë të tyre. Çdo familje të prekur i janë ofruar ndihma në ushqime, veshmbathje si dhe të prekurit nga tërmeti, janë siguruar që kanë kujdesin e tyre maksimal të Bashkisë për riparimin e dëmeve. Vëmendje e kryebashkaikut Suli është dhe ndaj familjeve të përmbytura që atyre jo vetëm t’i jepet ndihma në këto moment të vështira, po që zgjidhja të jetë përfundimtare, të mos ketë më përmbytje të këtyre përmasave, ku për 12 vite përsëritet e njëjta histori , duke mos vënë dorë për zgjidhjen e këtij problemi. Vazhdon në mënyrë sistematike pastrimin e kanaleve në të gjithë territorin.