Njoftim për publikun!
Ditën e Enjte me datë: 20.11.2025, ora 16:00 në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak pranë Bashkisë Kamëz, zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak.
Rendi i ditës
1. P/V: “Miratimin e Planit të Aktiviteteve të Këshillit Bashkiak Kamëz për periudhën Janar 2026 -Dhjetor 2026”.
2. P/V: “Dhënie ndihme ekonomike për familjet në nevojë nga buxheti i bashkisë dhe nga fondi 6% i bllok-ndihmës ekonomike”.
3.P/V: “Një ndryshim të vendimin Nr.115 datë 20.11.2024: “Miratimin e manualit të proçedurave për rregullat, mënyrat dhe afatet e trajtimit të individëve që ndodhen në kushte të vështira ekonomike dhe nuk mund të përballojnë qiranë për vitin 2025”.
4.P/V: “Miratimin e listës së përfituesve dhe vlerës së subvencionimit të qirasë për ato familje në nevojë që nuk mund të përballojnë qiranë për vitin 2025”.
5.P/V:“Miratimin e familjes përfituese nga programi social i strehimit “banesa sociale me qira” të apartamentit të përfituar nga kontributi i sektorit privat”.
6.P/V: “Dhënie ndihme financiare për diegie banese”.
7.P/V: Ndryshim emërtimi të disa rrugëve në territorin e Bashkisë Kamëz.