Njoftim për publikun!
Ditën e Mërkurë me datë: 17.12.2025, ora 14:00 në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak pranë Bashkisë Kamëz, zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak.
Rendi i ditës
1. Projekt-Vendim për: “Sistemin e taksave dhe tarifave vendore në Bashkinë Kamëz”.
2. Projekt-Vendim për: “Miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2026-2028 dhe detajimin e buxhetit për vitet 2026-2028”.
3. Projekt-Vendim për: “Miratimin e një ndryshimi në listën e subjekteve të VKB nr.11 datë 28.01.2022, të cilët përfitojnë nga programi i rindërtimit për objektet kolektive të Zonës së Re për zhvillim, Valias, të rindërtuara si pasojë e dëmtimit nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26.11.2019”.
4. Projekt-Vendim për: “Ndryshimin e VKB nr.14 datë 22.01.2024 për kompensimin e biletës së pajtimit mujor, të përgjithshëm (abonesë së studentit), për studentët e pajisur me kartë studenti për të gjitha linjat e transportit në Bashkinë Kamëz”.
5. Projekt-Vendim për: “Miratimin e dhënies së bursave të shtetit për nxënësit e arsimit parauniversitar të shkollës profesionale Kamëz për vitin shkollor mësimor 2025-2026”.
6. Projekt-Vendim për: “Miratimin e dhënies së bursave të shtetit për nxënësit e arsimit parauniversitar (9-vjeçar dhe gjimnaze) për vitin shkollor mësimor 2025-2026”.
7. Projekt-Vendim Nr.86 datë 12.12.2025 për: “Miratimin e kalendarit për programin buxhetor afatmesëm 2027-2029 dhe buxhetin vjetor 2027’’.
8. Projekt-Vendim Nr.87 datë 12.12.2025 për: “Miratimin e nivelit të pagave të bashkisë, çerdheve, Q.Multifunksionale Kamëz dhe ndërmarrjeve të vartësisë për vitin 2026”.
9. Projekt-Vendim për: “Dhënie ndihme ekonomike për familjet në nevojë nga buxheti i Bashkisë”.
Faleminderit!
Sekretaria