Njoftim për publikun!
Ditën e Hënë me datë: 26.01.2026, ora 16:00 në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak pranë Bashkisë Kamëz, zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak.
Axhenda e ditës :
1.Projekt-Vendim për: Miratimin e efekteve financiare ekonomike të nxjerrjes jashtë përdorimit të aktiveve
2.Projekt-Vendim për : “Miratimin e listës së përfituesve dhe vlerës së subvencionimit të qirasë për ato familje në nevojë që nuk mund të përballojnë qiranë për vitin 2026”.
3.Projekt-Vendim për: “Miratimi i listës së familjeve që përfitojnë nga programi strehimit social “Subvencionimi i interesave të kredisë”.
4.Projekt-Vendim për: “Dhënien e pëlqimit në parim për përdorimin e pronës për ngritjen e strehëzës së kafshëve endacake në Bashkinë Kamëz”.
5.Projekt-Vendim për: : “Një ndryshim në vkb nr.89, datë 17.12.2025 për, “Sistemin e Taksave dhe Tarifave Vendore”.
6.Projekt-Vendim për: “Dhënie ndihme ekonomike për familjet në nevojë nga buxheti i bashkisë dhe nga fondi 6% i bllok-ndihmës ekonomike”.
7.Projekt-Vendim për: “Miratimin e kritereve për dhënien e ndihmës ekonomike gjatë vitit 2025 për familjet që nuk janë përfituese nga sistemi i pikëzimit, të cilat do të trajtohen me ndihmë ekonomike duke përdorur deri në 6% nga fondi i kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike dhe trajtimin me ndihme ekonomike për familjet në nevojë nga buxheti i Bashkisë Kamëz për vitin 2026”.
8.Projekt-Vendim për: Ndryshim emërtimi rruge në territorin e Bashkisë Kamëz.
Faleminderit!