Shumë shpejt një shkollë në Bathore dhe dy kopshte të rinj, njëri në Valias dhe tjetri Paskuqan do të hapin dyert për fëmijët. Premtimi vjen nga kryebashkiaku Rakip Suli i cili ka ndjekur nga afër ecurinë e punës në këto investime që po kryehen nga Bashkia.
Ndërkohë një kopësht tërësisht i ri për të vegjlit e Paskuqanit! Puna nuk ka të ndalur për rindërtimin nga e para të kopshtit “Lidhja e Prizrenit”! Një ambient tërësisht modern, i projektuar me të gjithë parametrat bashkëkohorë do të presë shumë shpejt vogëlushët e Paskuqanit, shkruan kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli teksa e shoqëron me fotot e punimeve që po kryhen
Kamza është kthyer në kantier ndërtimi. Kudo punohet; ka investime në rrugë, ujësjellës-kanalizime, rikonstruksion blloqesh banimi ku spikat investimi në qendër Kamëz deri tek rikonstruksioni, ndërtimi dhe rindërtimi e shkollave dhe kopshteve të reja.
Investimet në arsim, janë prioritet i Bashkisë Kamëz. Kryebashkiakut Rakip Suli iu desh të të përballet me problemet e trashëguara në arsim dhe në komunikim më vartësit me të marrë detyrën pas zgjidhjeve emergjente vitin e kaluar në muajt e parë në detyrës projektoi ndryshimin rrënjësor të situatës dhe sot po ndërton shkolla dhe kopshte te reja aq shumë të munguara për qytetarët.
Sot jo vetëm nuk bëhet fjalë për mungesë të infrastrukturës arsimore, por shumë shpejt qytetarët do të jenë dëshmitarë të ndryshimit rrënjësor që po ndodh. Bashkia Kamëz nën drejtimin dhe vëmendjen personale të z.Suli në buxhetin e vitit 2020 i dha prioritet investimeve në arsim duke i konsideruar ato, si investim për të ardhmen për faktin se në ato ambiente do të ulen fëmijët të cilët janë e ardhmja e këtij qyteti dhe vendit.
Eshtë duke u punuar në mënyrë sistematike në rikonstruksionin dhe ndërtimin e çerdheve të reja dhe tashmë puna do të nis dhe për ndërtimin e shkollave me standarte bashkëkohore.