Kamza nuk do të përmbytet më. Kjo falë një superinvestimi që po kryhet nga bashkia falë mbështetjes së qeverisë Rama në kolektorë duke nisur nga 5009 në kufi me Zall-Herrin, deri në Lumin e Tiranës.
Lajmi i mirë jepet nga vetë kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli i cili ka inspektuar punimet që po kryhen me cilësi dhe intensitet, me qëllim që vjeshta të mos e gjejë bashkinë të papërgaditur dhe banorët të mos ndiejnë më frikën e çdo viti teksa nisin shirat.
Pas inspektimit të punimeve, kryetari i Bashkisë Kamëz z.Suli shkruan: “Pas 30 vitesh rrezik epidemie, tashmë falë mbështetjes së qeverisë Rama, fillon sot puna prej 3.9 km kanalizime me standarte tërësisht bashkëkohore!
Për herë të parë, ashtu siç fotot flasin vetë, ky investim do të jetë në shërbim të të gjithë komunitetit dhe banorëve nga 5009 në kufi me (Zall-Herrin) duke vijuar në Bathore 5-4-3-2-1, Zall-Mner, Frutikulturë e deri në Lumin e Tiranës”.
Investimi që po kryhet është shumë i rëndësishëm dhe bashkia Kamëz sot nuk po mjaftohet si më parë thjesht me një pastrim kolektori madje dhe atë nuk e bënte por thjeshtë për propogandë kur dilej me një eskavator për të bërë disa foto.
Punimet vazhdojnë dhe në përfundim të investimit banorët do të jenë të qetë sepse shtëpitë e tyre nuk do të përmbyten më.
Më kryerjen e këtij investimi mbahet dhe një premtim i qeverisë Rama e cila më parë nuk gjente bashkëpunimin e duhur për investimin e shumëpritur dhe të rëndësishëm tek kolektorët “Ne, pasi të kalojë faza e krizës, do t’i shohim me kujdes pikat, këtu edhe kudo, për të nxjerrë detyrat.
Do të shohim dhe do t’i marrim me radhë si pika prioritare sepse kjo është një situatë e ndërlidhur”, pati deklaruar Rama ne Kamez gjatë një inspektimi për përmbytjet. Sot premtimi i dhënë nga kryeministri po bëhet realitet. Fjala e dhënë po mbahet.