Na kontaktoni

Investimet në Arsim/Bashkia Kamëz prioritet rikonstruksionin dhe ndërtimin e çerdheve, kopshteve dhe shkollave

Investimet në arsim janë prioritet absolut i Bashkisë Kamëz. Përmirësimi rrënjësor i infrastrukturës arsimore ishte një ndër objektivat që në ditët e para të marrjes së detyrës nga kryebashkiaku Rakip Suli. Duke e konsideruar veten si shërbëtor të bashkëqytetarëve të tij z.Suli që në startin e detyrës si qytetari i parë i Kamzës, nisi nga puna me një qëllim të qartë: përmirësimin e infrastrukturës në shkolla, kopshte dhe çerdhe.

Porositë kanë qenë dhe mbetën të qarta, investime me standarte bashkëkohore, përdorim me efikasitet të taksave të qytetarëve. Për këtë qëllim kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli del vetë në terren për të inspektuar ecurinë e punimeve në çerdhet, kopshtet dhe shkollat që po ndërtohet me një cilësi mbresëlënëse.

Janë disa zona në territorin e Bashkisë ku janë rikonstruktuar dhe ndërtuar shkolla dëri më tani dhe në inspektimet e fundit kryebashkiaku Rakip Suli shkruan: – “Valias – Edhe kopshti “Niko Hoxha” ka rilindur më i bukur, më i madh dhe më i fortë se kurrë, i cili për herë të parë do të ofrojë fjetje dhe ngrënie për qindra vogëlushë të zonës si dhe në Bathore – Kopshti “Halit Coka”, i rilindur më i bukur dhe më i fortë se kurrë, hapi dyert për qindra vogëlushë të zonës”.

         

Bashkia Kamëz ndërkohë po punon në në zona te tjera teksa z.Suli njofton se: -“Vazhdojnë me intensitet punimet për ndërtimin e kopshtit “Dom Nikollë Kaçorri” në Laknas! Mjedise edukimi me standartet më të mira europiane në mbështetje të fëmijëve, prindërve dhe mësuesve”.

E ndërsa janë rikonstruktuar dhe ndërtuar disa shkolla kryetari i Bashkisë Kamëz njofton se edhe: – “Paskuqan, shkolla 9 vjeçare “Tahir Sinani” po rikonstruktohet dhe ridimensionohet në të gjithë hapësirën e saj. Kushtet e merituara për 500 nxënësit e kësaj shkolle duke nisur nga laboratorët mësimor e deri tek terrenet e reja sportive, janë detyrimi dhe ambicia jonë për të bërë më të mirën në krijimin e një infrastrukture arsimore model në të gjithë vendin”.

       

Realizimi i këtyre investimeve nuk ka qenë aspak spontan, por ka qenë vizioni dhe premtimi i kryebashkiakut Rakip Suli që i ka mundësuar këto investime të munguara për qytetin. Zoti Suli do t’i planifikonte këto investime në buxhetet e viteve 2020 dhe 2021, vite që do të vinin ndryshe për shkollat, kopshtet dhe çerdhet, sepse kryebashkiaku Suli ishte i qartë.

Këto projektbuxhete ishin tërësisht të përqëndruara tek qytetari, tek shkollat dhe çerdhet e Kamzës. “Prioriteti kryesor do të përqëndrohet tek ndërtimi i çerdheve, kopshteve e shkollave, të cilat deri më sot ishin lënë totalisht në harresë!” – ishte ky premtimi i kryetarit të Bashkisë Kamëz Rakip Suli, premtim ky që mund të konsiderohet i mbajtur.

Njoftime të ngjashme

Kryebashkiaku Z.Rakip Suli takim me përfituesit e programit të kredisë së butë. Mbështetje, siguri dhe stabilitet për familjet në nevojë dhe çiftet e reja

Në një takim me përfituesit e programit të kredisë së butë. Prioriteti ynë është mbështetja e familjeve në nevojë dhe...

“Zëri i Kamzës”, hapësira e re e komunikimit për qytetarët, me ide të reja dhe më shumë transparencë

“Zëri i Kamzës” Një hapësirë e re komunikimi për qytetarët e Bashkisë Kamëz. Biseda të hapura, ide të reja dhe...

Bashkia Kamëz mbështet mbi 1300 familje në nevojë me bonus qiraje, duke garantuar strehim dhe përmirësuar kushtet e jetesës

Bashkia Kamëz vijon të qëndrojë pranë familjeve në nevojë përmes bonusit të qirasë , si një mbështetje konkrete për garantimin...