Bashkia Kamëz dhe kryebashkiaku Rakip Suli janë të përqendruar për t’i dhënë zgjidhje të gjitha problemeve me të cilat përballen qytetarët, e duke pasur si prioritet absolut ato më emergjentet.
Ndërhyrja e Bashkisë në çdo rast, bazuar në kërkesat e vetë komunitetit ka qenë e menjëhershme duke bërë më të mirën për zonën, sepse vëmendja e kryetarit të Bashkisë Kamëz Rakip Suli për qytetarët është maksimale ndaj dhe një pjesë të konsiderueshme të kohës z.Suli e kalon në terren duke u njohur personalisht me problematikat qytetare dhe më pas implementuar ato në projektet e Bashkisë.
E sigurisht në kohë vere, një nga problematikat më të cilat ndeshen banorët e Kamzës dhe Paskuqanit është dhe mungesa e furnizimit me ujë në oraret e duhura që komuniteti i zonës kërkon. Kjo problematikë e mbartur prej vitesh, së shpejti do të marrë fund, pasi Bashkia ka orientuar investime në këtë sektor me qëllimin e vetëm që orëve të shumta pa ujë në Kamëz dhe Paskuqan t’iu vijë fundi.
Më konkretisht një investim mjaft i rëndësishëm ka nisur tashmë për shtrirjen e një tubacioni me një gjatësi të madhe prej 1.7 km nga Bovilla dhe këtë lajm të rëndësishëm e ndan me qytetarët vetë kryebashkiaku Suli.
“Sot nisi puna për shtrirjen e tubacionit prej 1700 metër nga Bovilla, me të cilin do të marin zgjidhje problematikat dhe mungesa e ujit të pijshëm. Me këtë investim madhor që përfundon në shkurt 2021, i vjen fundi dhe orëve të shumta pa ujë për qytetarët e Kamzës!”-thotë kryetari i Bashkisë Kamëz Suli.
Investimet në Kamëz nuk do të kenë të sosur, ato do të kryhen në disa sektorë, me mjaft seriozitet, ku cilësia e punimeve të tyre do të jetë prioritet absolut i Bashkisë dhe kryebashkiakut Suli.