Ftesë për pjesëmarrje në takimin konsultues për përcaktimin e fushave të përparësive në kuadër të thirrjes së tretë publike për organizatat e shoqërisë civile në bashkinë kamëz
Bashkia Kamëz në kuadër të bashkëpunimit me Programin Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), një iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe e zbatuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (PNUD), ka filluar procesin e përgatitjes së Thirrjes së Tretë Publike për Organizatat e Shoqërisë Civile (OShC-të).
Hapi i parë i këtij procesi është konsultimi me OShC-të i tematikave që do të shërbejnë për të vendosur përparësitë e thirrjes. Për këtë qëllim, bazuar në dokumentët strategjikë ekzistues, Bashkia Kamëz ka përzgjedhur prioritetet më emergjente të cilat kanë nevojë të konsultohen dhe validohen në bashkëpunim me Organizatat e Shoqërisë Civile.
Të gjitha OshC-të e interesuara për t’u bërë pjesë ë këtij procesi, janë të ftuara të marrin pjesë në konsultimin publik në përzgjedhjen e përparësive që do të organizohet në datë 25 Korrik 2023, ora 11:00 në ambientet e reja të Bashkisë, në Valias.
Më poshtë do të gjeni rendin e ditës dhe çështjet kryesore për diskutim:
- Prezantim i projektit ReLOaD2;
- Diskutimi / konsultimi i përparësive të propozuara për Thirrjen e Tretë publike për OshC-të në Bashkinë Kamëz, si vijon:
- Mjedis
1.1 Zgjidhje të Integruara për mbrojtjen e mjedisit.
1.2 Hartimi i Planit të Veprimit.
- Shërbim Social
2.1 Rehabilitimi dhe integrimi i viktimave të dhunës apo trafikimit nëpërmjet shërbimeve mbështetëse.
2.2 Integrimi i personave me aftësi ndryshe në tregun e punës.
- Rinia
3.1 Edukimi joformal i të rinjve.