Ftesë për pjesëmarrje në takimin konsultues për përcaktimin e fushave të përparësive në kuadër të thirrjes së katërt publike për organizatat e shoqërisë civile në Bashkinë Kamëz
Bashkia Kamëz në kuadër të bashkëpunimit me Programin Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), një iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe e zbatuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (PNUD), ka filluar procesin e përgatitjes së Thirrjes së Katërt Publike për Organizatat e Shoqërisë Civile (OShC-të).
Hapi i parë i këtij procesi është konsultimi me OShC-të i tematikave që do të shërbejnë për të vendosur përparësitë e thirrjes. Për këtë qëllim, bazuar në dokumentët strategjikë ekzistues, Bashkia Kamëz ka përzgjedhur prioritetet më emergjente të cilat kanë nevojë të konsultohen dhe validohen në bashkëpunim me Organizatat e Shoqërisë Civile.
Të gjitha OshC-të e interesuara për t’u bërë pjesë ë këtij procesi, janë të ftuara të marrin pjesë në konsultimin publik në përzgjedhjen e përparësive që do të organizohet në datë 26 Qershor 2024, ora 11:00 në ambientet e reja të Bashkisë, në Valias.
Më poshtë do të gjeni rendin e ditës dhe çështjet kryesore për diskutim:
- Prezantim i projektit ReLOaD2;
- Diskutimi / konsultimi i përparësive të propozuara për Thirrjen e Katërt publike për OshC-të në Bashkinë Kamëz, si vijon:
- Rinia dhe Teknologjia
1.1 Rritja e aftësive, aksesit dhe përfshirjes dixhitale të komunitetit në shoqërinë e informacionit;
1.2 Rritjen e kapaciteteve të të rinjve në fushat e kodimit, programimit, dizanjit grafik;
1.3 Aftësim në fushën e menaxhimit të rrjeteve sociale, marketingut dixhital.
- Mjedis
2.1 Zgjidhje të integruara për mbrojtjen e mjedisit dhe përballimin e emergjencave natyrore;
2.2 Hartimi i dokumentave strategjike (plan veprimi/manuale) për menaxhimin e çështjeve mjedisore.
- Shërbim Social
3.1 Fuqizimi i personave me AK nëpërmjet shërbimeve psiko-sociale e rekreative;
3.2 Aftësimi dhe rritja e kapaciteteve të grupeve të margjinalizuara për t’u përshtatur në tregun e punës;
3.3 Fuqizimi psiko-social ekonomik i familjeve me probleme sociale;
3.4 Ndërgjegjësim dhe informim i vazhdueshëm i pjesëtarëve të familjeve përfituese të NE mbi faktin që përfitimi i ndihmës ekonomike është masë e përkohëshme dhe punësimi është rruga e vetme për të mundësuar fuqizimin ekonomik të familjeve;
3.5 Ngritje e shërbimeve të specializuara për fëmijë në nevojë për mbrojtje dhe që kanë probleme të shëndetit mendor, fëmijë në konflikt me ligjin, viktima të abuzimit seksual, si dhe fëmijë përdorues të substancave narkotike.