Contact Us

Drejt përfundimit rikonstruksioni i gjimnazit “Isa Boletini”! Në shtator hap dyert, me kushte dhe standarte bashkëkohore

Investimet në arsim janë fokusi kryesor i Bashkisë Kamëz dhe kryebashkiakut Rakip Suli. Janë mbi 30 objekte arsimore në gjithë territorin të ndërtuara nga e para dhe rikonstruktuara.

Sot çerdhet, kopshtet dhe shkollat në Kamëz janë me standarte bashkëkohore, me kushte si gjithë vendet e Bashkimit Europian.

Sot kryebashkiaku Rakip Suli ishte në Paskuqan, ku inspektoi ecurinë e punimeve, për rikonstruksionin e gjimnazit “Isa Boletini”, i cili në shtator hap dyert për qindra nxënës që mësojnë aty.

Më poshtë, postimi në rrjetin social Facebook i kryebashkiakut Rakip Suli:

Mirëmëngjesi 🌞
Paskuqan📍– Nga gjimnazi “Isa Boletini”, ku shumë shpejt përfundojmë punimet për rikontruksionin total të gjimnazit🏫.
Në shtator hap dyert për qindra nxënës të zonës, me standartet dhe kushtet të mira bashkëkohore✅.
#PërArsiminQëDuam
#PërKamzënQëDuam

 

Njoftime të ngjashme

Zjarrfikësit e Kamzës në betejë me flakët në fshatin Daias gjatë natës me guxim dhe përkushtim

📍 LIVE Ora 23:24, Fshati Daias, Bashkia Tiranë 🔥🚒 Zjarrfikësit e Kamzës në betejë me flakët, 🙏 Zoti i ruajtë...

Ekipi i MZSH në terren në fshatin Daias, në mbështetje të operacioneve për përballimin e situatës së zjarreve

📍 LIVE nga Njësia Administrative Farkë, Bashkia Tiranë, Fshati Daias. 🚒 Faleminderit ekipit të MZSH Kamëz për përkushtimin, guximin dhe...