Contact Us

Kamëz, mbyllen 90% të kërkesave nga qytetarët për Programin e rindërtimit!

Në Bashkinë Kamëz qytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit kanë mundur të bëjnë lehtësisht aplikimin “online” duke iu drejtuar sporteleve të posaçme të ngritura enkas për t’u regjistruar dhe për të përfituar nga programi i Rindërtimit. Në kohë rekord procesi i aplikimit po shkon drejt fundit, pasi qytetarët janë përgjigjur pozitivisht dhe janë treguar bashkëpunues.

Ky fakt u konfirmua edhe nga verifikimi që kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli bëri pranë zyrave duke shtuar se: “Kamza mundësoi sot aplikimin e 90% të kërkesave nga qytetarët për programin e rindërtimit! Faleminderit punonjësve të administratës të cilët vijojnë një punë të palodhur në ndihmë të qytetarëve të prekur nga tërmeti për të kryer aplikimin e tyre!”.

Eshtë kjo mënyrë aplikimi që i dha fund vonesave, dokumentave të shumta dhe orëve të gjata të pritjes. Për të lehtësuar regjistrimin e qytetarëve në platformën online, bashkia e Kamzës ngriti grupet e punës, të cilët iu kanë telefonuar qytetarëvë të prekur nga tërmeti duke iu caktuar paraprakisht orarin e paraqitjes në sportel për të kryer regjistrimin.

Në bashkinë e Kamzës, rezultojnë rreth 1700 objekte të dëmtuara, kryesisht shtëpi private prej të cilave 177 janë shpallur të pabanueshme.

Njoftime të ngjashme

Përfundon investimi në Lagjen 5, Njësia Administrative Nr. 2, duke përmirësuar infrastrukturën dhe cilësinë e jetesës së banorëve

Lagjja Nr. 5, Njësia Administrative Nr. 2 Një tjetër investim i përfunduar që i shtohet punës për përmirësimin e infrastrukturës...

Përfundon investimi në rrugën “Mërkuri” në Lagjen 7, Bathore, me standardet më të mira infrastrukturore

Bathore Përfundon investimi në rrugën “Mërkuri”, ne lagjen 7 Një investim me të gjitha standardet, duke përfshirë: Ndriçim Kanalizime Trotuare...

Përfundon investimi në rrugën “Fejzulla Sadik Rrapi” në Babrru Qendër, me gjatësi 850 metra

Rruga “Fejzulla Sadik Rrapi” – m Pjesë e bllokut Babrru Qendër . km gjatësi totale rrugë dhe rrugica Vijojmë me...