Contact Us

4 vite nga betimi i parë i kryetarit Rakip Suli! Kemi mbajtur çdo premtim dhe kemi shërbyer me profesionalizëm

Sot 4 vite nga betimi im i parë, si Kryetar i Bashkisë Kamëz.
Ky moment, një nga ndjesitë më të bukura, ndërsa ky mandat një nga krenaritë më të mëdha.
Kemi mbajtur çdo premtim dhe kemi shërbyer me profesionalizëm.
Një mandat që ndryshoi Kamzën, në mënyrë shumë dimensionale.
Faleminderit çdo qytetari të Kamzës 🙏
I angazhuar për të justifikuar besimin tuaj!
Bashkë arritëm të finalizojmë :
✅ 38 objekte arsimore.
✅Mbulimi i 85 % të territorit me rrjet ujëjsjellësi, nga 45% që ishte .
✅ Investimi i 125 km rrjet kanalizimesh.
✅Infrastruktura rrugore 193 km .
✅ Ulja e taksës së biznesit të vogël .
✅Ndërtimi i Parkut të Liqenit të Paskuqanit.
✅Ndërtimi i Urës së Paskuqanit .
✅ Përmbyllja e Proçesit të Rindërtimit.
✅ Mbështetja e 420 familje me bonus qeraje .
✅ Ushqim falas në kopshte dhe çerdhe për fëmijët e familjeve në nevojë .
✅Rehabilitimi i 54 pallateve dhe infrastruksturë rrugore ( Qendër Kamëz, Laknas dhe Babrru ).
✅Zona e Rindërtimit Valias ( 20 pallate, 270 apartamente ).
✅Mbështetja e nxënësve ekselente me bursa :
-nga klasa e 6- 9 270$ në vit
-nga klasa e 9-12 450$ në vit
Kemi bërë shumë, por kemi ende shumë për të bërë 🤝

Njoftime të ngjashme

Nis investimi në bllokun në Valiasin e Vjetër, që përfshin 61 segmente dhe rrugë me gjatësi totale prej 8.7 km

Valias i Vjetër Ka nisur investimi në bllokun Valias Grupi 2, me një gjatësi totale prej .km, që përfshin segmente...

Përfundon rruga “Jaho Gjoliku” në Paskuqan 1, investim me standardet më të mira infrastrukturore

Ka përfunduar investimi në rrugën “Jaho Gjoliku”. Një tjetër aks rrugor në Paskuqan 1, që përmirëson qarkullimin dhe rrit cilësinë...

Vijojnë investimet në të gjithë territorin e Kamzës, me 98 km rrugë të planifikuara për ndriçim gjatë vitit vitit 2026

Mirëmëngjes! 98 km rrugë të planifikuara për ndriçim gjatë vitit 2026. 23 km rrugë të ndriçuara gjatë periudhës Janar–Korrik. Bathore:...