Na kontaktoni

Ekipi i MZSH-së në krye të detyrës në ndihmë të çdo rasti nevoje!

hërbimi i MZSH-së në Kamëz, bashkisë së gjashtë më të madhe në vend nuk ekzistonte deri para 1 viti e 8 muaj, por me ardhjen në detyrë, kryetari i Bashkisë Rakip Suli do të mundësonte që qyteti të kishte trupën e vet të MZSH-se, ose zjarrëfikseve, si dhe mjetin që i mungonte.

Ekipi i MZSH-së gjendet 24 orë në krye të detyrës në ndihmë të çdo rasti nevoje, duke ndërhyrë me sukses në shuarjen e zjarrit, përmbytjeve, apo rasteve të tjera nevoje për të cilat janë trajnuar!

Ndihma që ky ekip ka dhënë në territorin e Kamzës është e vyer duke iu ardhur në ndihmë në kohë rekord mjaft rasteve për të cilat është dashur ndërhyrja e tyre. Kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli ka ndarë vet momente nga puna e shërbimit MZSH, ose siç njihet nga qytetarët shërbimi zjarrëfikës, teksa në rrjetin social FB shkruan: – “Live, në këto momente shërbimi i MZSH-së ka kryer me sukses një ndërhyrje në një objekt magazinimi në rrugën “Gjergj Fishta”, i cili u përfshi nga flakët!”.

Puna e bërë nga shërbimi i MZSH-së është e konsiderueshme, sikurse ndihma që iu ka dhënë qytetarëve në terren, jo vetëm në tërritorin e Bashkisë Kamzës, por në mjaft raste i është dhënë ndihmë edhe qytetit të Tiranës.

Njoftime të ngjashme

100 pemë të tjera iu shtuan Parkut të Liqenit të Paskuqanit, falë kontributit të biznesit “ABnet” shpk

Edhe pemë të tjera iu shtuan Parkut të Liqenit të Paskuqanit, falë kontributit të biznesit “ABnet” shpk Mirënjohje për kontributin...

22 pemë të tjera ju shtuan Parkut të Liqenit të Paskuqanit, falë kontributit të Fondacionit Credins

pemë të tjera ju shtuan Parkut të Liqenit të Paskuqanit, falë kontributit të Fondacionit Credins. Faleminderit për kontributin ndaj mjedisit...