Arsimi është një ndër prioritetet absolute të Bashkisë Kamëz dhe kryebashkiakut Rakip Suli. Në shumë pak kohë është bërë një punë shumë e madhe në këtë sektor ku në bashkëpunim me qeverinë është mundësuar rikonstruksioni dhe ndërtimi i çerdheve, kopshteve dhe shkollave me standartet më të mira, një ndryshim ky rrënjësor krahasuar më atë çfarë bëhej më parë.
Situata sot është krejt e pakrahasueshme, është si dita me natën. Investimet janë fakt, flasin qartë, shihen nga qytetarët dhe cilësia e tyre është shumë e mirë. Eshtë punuar dhe vazhdon të punohet në terren me qëllim rikonsruksionin dhe ndërtimin e sa më shumë shkollave, kopshteve dhe çerdheve, duke qenë ky dhe një premtim dhe prioritet i kryetarit të Bashkisë Kamëz.
Kryetari i Bashkisë Kamëz çdo ditë gjendet në terren duke inspektuar punimet. Nisjen, ecurinë dhe përfundimin e punimeve e njofton personalisht teksa shkon për të parë ecurinë e tye.
Së fundmi është shkolla “Ahmet Zogu” në Bathore, e cila ka pësuar një transformim rrënjësor, falë rikonstruksionit total dhe shumë shpejt hap dyert për nxënëst dhe mësuesit, me kushte dhe standarte bashkëkohore.
Në rrjetin social Facebook kryetari i bashkisë Rakip Suli shkruan: