Këshilli Bashkiak Kamëz, në bashkëpunim me projektin “Bashki të Forta”, organizon më datë 12 nëntor 2025, ora 10:00, në Sallën e Rinisë, Pallati i Kulturës “Artan Çuku” Kamëz, aktivitetin “Dita e Hapur e Këshillit Bashkiak”.
Ky aktivitet synon të forcojë dialogun dhe bashkëpunimin ndërmjet Këshillit Bashkiak dhe shoqërisë civile, duke kontribuar në rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe pjesëmarrjes qytetare në proceset e vendimmarrjes vendore.
“Dita e Hapur e Këshillit Bashkiak” zhvillohet në kuadër të projektit “Bashki të Forta”, i mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Qeveria e Suedisë (Sida), i zbatuar nga Helvetas.
📅 E mërkurë, 12 nëntor 2025
📍 Pallati i Kulturës “Artan Çuku”, Kamëz
🕙 Ora 10:00