Na kontaktoni

Bursa për 378 nxënësit ekselentë të qytetit, kryebashkiaku Suli: Krenarë që për herë të parë në 30 vjet Bashkia ofron bursa financiare për më të mirët!

Për të mbështetur dhe nxitur nxënësit ekselentët, Bashkia Kamëz për herë të parë ofron bursa financiare në shenjë motivimi për vazhdimësi rezultatesh të mira në shkollë nga ana e tyre.

Pas 30 vitesh kjo risi erdhi dhe në Kamëz falë këmbënguljes dhe vullnetit të kryetarit të bashkisë Rakip Suli i cili arsimin e ka gurin themeltar të punëve të tij.

Kryetari i Bashkisë Rakip Suli bëri të ditur se bashkia nuk kursen asgjë kur bëhet fjalë për më të mirët.

Si Bashki kemi vendosur bursa ekselence këtë vit. Kush del me 10-ta, do të ketë edhe një bursë nga ana jonë. Jo se besojmë që 10-tat duhen shpërblyer patjetër me para, por është një mënyrë për të thënë që pavarësisht vështirësive, do sillemi si çdo familje tipike shqiptare, që kur vjen puna te fëmijët, apo te më të mirët, nuk kursen asgjë.

Janë vetë nxënësit që ndihen të motivuar dhe falenderues jo vetëm për bursat por edhe për punën kolosale që është bërë këto dy vite për arsimin në Kamëz, me shkollat e reja, kopshtet, çerdhet dhe suportin e vazhdueshëm nga ana e bashkisë për ta.

Krenarë për nxënësit ekselentë të qytetit tonë dhe krenarë që për herë të parë në 30 vjet Bashkia ofron bursa financiare për 378 më të mirët! Me arsim zhvillohen brezat, zhvillohet e ardhmja, zhvillohen elitat drejtuese të së ardhmes që duhen mbështetur dhe suportuar gjithmonë dhe kjo është garancia që ne japim për ta thotë kryebashkiaku Suli.

Njoftime të ngjashme

Bashkia Kamëz ju fton të festojmë së bashku Ditën e Verës në Parkun e Liqenit të Paskuqanit

Kamza feston Ditën e Verës! Më 14 Mars Në Parkun e Liqenit të Paskuqanit Ju presim #DitaEVerës#KamzaFeston

...

Vogëlushët e kopshtit “Luledielli” në Laknas festojnë plot gëzim Ditën e Verës

Laknas Vogëlushët e kopshtit “Luledielli” festojnë me gëzim Ditën e Verës Mes këngësh, buzëqeshjesh dhe aktivitetesh festive, ata sollën energjinë...

Aktivitetet pranverore mbushin me energji dhe buzëqeshje oborrin e Kopshtit “Bletëzat”

Kamza e Re Një ditë pranvere në kopshtin “Bletëzat” shpërthen me energji, buzëqeshje dhe gëzim që ndriçojnë çdo cep! #KamzaVetëmPërpara...