Situata e vështirë e krijuar nga Covid 19, ka bërë që strukturat e Bashkisë Kamëz, sikurse në rastet e tjera të emergjencave të jenë vigjilente për të iu gjendur sa më shpejt pranë qytetarëve dhe ardhur në ndihmë atyre. Pas një eksperience të fituar dhe të suksesshme në raste emergjence dhe fatkeqësish natyrore, si në rastin ndihmës së ofruar për tërmetin, Bashkia Kamëz sërish kësaj here duke pasur një databaze të plotë të familjeve në nevojë, po troket derë më derë tek çdo familje për t’i ofruar secilës prej tyre ndihmën që e kanë të domosdoshme.
Kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli në mesazhin për bashkëqytetarët thotë se: – “Bashkia Kamëz do të vijojë me shpërndarjen e ndihmave derë më derë për të gjitha familjet në nevojë! Këtë situatë të vështirë për vendin tonë dhe mbarë botën, do t’a kalojmë së bashku!”.
Për familjet është shpërndarë ushqime në sasi të konsiderueshme si dhe ilaçe. Angazhimit maksimal të Bashkisë Kamëz i janë ofruar dhe organizata dhe biznese ndaj falenderimet nuk mungojnë për World Vision Albania, që u bashkua nismës dhe thirrjes së Bashkisë për të qënë sa më pranë familjeve në nevojë, por edhe të moshuarve të vetmuar, në këtë luftë të përbashkët kundrejt COVID-19.
Le të jenë këto ditë të vështira dhe sakrifice, ditë reflektimi për të kuptuar sesa nevojë kemi për njëri-tjetrin. Faleminderimi i Bashkise Kamëz shkon dhe për administratoren e BigMarket, Elona Ndrecaj, që iu bashkua nismës, për të qënë sa më afër tyre.