Na kontaktoni

Bashkia Kamëz miraton Paketën Fiskale 2020, Suli: Shërbim dhe përkrahje për ata që kanë më tepër nevojë

Bashkia Kamëz ka miratuar në Këshillin Bashkiak Paketën Fiskale për vitin 2020. Përfitimet do të jenë direkte për të gjithë qytetarët që nga të prekurit e tërmetit, banorët që kanë shtëpitë ende në proces legalizimi, pensionistët, si dhe kryefamiljarët femra dhe të rinjtë që duan të hapin një biznes.

Kryetari i Bashkisë Kamëz ka qenë i qartë në prioritetet e tij duke dhënë propozime konkrete të cilat bashkë me stafin, pas konsultimeve me grupet e interesit si; qytetarët dhe bizneset, tashmë kanë marr dhe vulën e “parlamentit” lokal.

Pas miratimit në mënyrë unanime të Paketës Fiskale nga Këshilli Bashkiak, Kryetari i Bashkisë Kamëz z.Rakip Suli thotë se: – “Miratuam sot në Këshillin Bashkiak Paketën Fiskale të Bashkisë Kamëz duke u mbështetur në 3 shtylla kryesore: Taksim i Drejtë, transparencë ndaj qytetarëve dhe biznesit si dhe krijimi i hapësirave të barabarta për bizneset dhe qytetarët”.

Zoti Suli thekson se me anë të kësaj Pakete Fiskale treguam edhe njëherë që vëmendja jonë është tek shtresat në nevojë dhe tek të rinjtë.

Disa nga ndryshimet pozitive të sjella në këtë paketë fiskale të prekshme janë: heqja e tarifave bashkiake për familjet e prekura nga tërmeti i nëntorit, heqja e tarifës prej 0.7% të investimit për legalizimet për objektet e banimit.

Një propozim konkret i kaluar në vendim këtë paketë fiskale është se është ulur në 50% tarifa për çdo biznes të ri, të hapur nga kryefamiljarët femra dhe të rinjtë.

Risi të tjera të Paketës Fiskale 2020 janë; ulja e tarifave familjare për pensionistët, ulja e tarifave për institucionet arsimore jopublike dhe bizneseve të vogla që ofrojnë shërbime.

Zoti Suli deklaron se me anë të këtyre ndryshimeve synojmë të kemi më shume shërbim dhe më shumë përkrahje për ata që kanë më tepër nevojë.

 

Njoftime të ngjashme

Mirëmbrëma nga Kamza

Mirëmbrëma nga Kamza❤️

...

Punonjësit e Ndërmarrjes së Pastrimit çdo ditë në shërbim të qytetit, edhe gjatë ditëve festive

Edhe në këto ditë festash , punonjësit e Ndërmarrjes së Pastrimit janë çdo ditë në shërbim të qytetit, duke e...

Kryetari i Bashkisë Kamëz, Z.Rakip Suli, ndan certifikata mirënjohjeje për punonjësit më të mirë të ndërmarrjeve, për përkushtimin dhe kontributin e tyre

Sot vlerësuam me certifikata mirënjohjeje, punonjësit më të mirë të ndërmarrjeve tona, për punën e palodhur, përkushtimin dhe kontributin e...

situs toto

slot toto