Na kontaktoni

Aplikimi në skemën e Granteve IDEA, Bashkia Kamëz në bashkëpunim me ProSEED trajnojnë 12 pjesmarrësit e parë

“Bashkia Kamëz në bashkëpunim me ProSEED ka nisur trajnimet dhe këshillimet në kuadër të Projektit IDEA, program i financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, zbatuar nga GIZ në bashkëpunim me Ministrinë e Financave”.

Lajmin e jep vetë kryetari i Bashkisë Kamëz z.Rakip Suli teksa shton më tej se – “12 pjesëmarrës po trajnohen aktualisht për shkrimin e planeve të tyre të biznesit, për të aplikuar më pas në Skemën e Granteve IDEA!  Mbështetje për më të mirët”.

Kujtojmë që Bashkia Kamëz në bashkëpunim me Projektin Idea +, pjesë e integrale e projektit Idea, mbështesin çdo individ që dëshiron të hyjë në botën e sipërmarrjes, ose dhe ka një biznes ekzistuese deri në 3 vjet. Ky projekt i cili mbështetet nga programi ProSEED ka nisur trajnimet dhe këshillimet në kuadër të Projektit IDEA, program i financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, zbatuar nga GIZ në bashkëpunim me Ministrinë e Financave.

Si do të jetë këshillimi?  CEFE është një metodologji trajnimi me pjesmarrje shumë aktivë edhe e orientuar drejt veprimeve, e përdorur në më shumë se 60 vende në mbarë botën. Përfshin përvojë teorike dhe praktike përmes planifikimit, praktikimit dhe fillimit të një biznesi.

CEFE vepron në Ballkan prej 20 vitesh. Përmes workshopeve individi sipërmarrës mund të mësohet, ndaj me motivimin, këmbënguljen dhe fleksibilitetin e tij do të mbështetet në përmirësimin e idesë se biznesit dhe të bëhet sipërmarrës.

Pas finalizimit të trajnimeve, secili nga pjesmarrësit do të vazhdojë punën për plotësimin e Plan Biznesit, individualisht. Më përfundimin dhe dorëzimin e këtij Plan Biznesi, pjesmarrësit pajisen me një çertefikatë, me anët të së cilës mund të aplikojnë në Skemën e Granteve IDEA.

Njoftime të ngjashme

100 pemë të tjera iu shtuan Parkut të Liqenit të Paskuqanit, falë kontributit të biznesit “ABnet” shpk

Edhe pemë të tjera iu shtuan Parkut të Liqenit të Paskuqanit, falë kontributit të biznesit “ABnet” shpk Mirënjohje për kontributin...

22 pemë të tjera ju shtuan Parkut të Liqenit të Paskuqanit, falë kontributit të Fondacionit Credins

pemë të tjera ju shtuan Parkut të Liqenit të Paskuqanit, falë kontributit të Fondacionit Credins. Faleminderit për kontributin ndaj mjedisit...