Na kontaktoni
koordinim.zhvillimi@kamza.gov.al
Misioni i Drejtorisë së Integrimit në BE, Projekteve të Huaja dhe Zhvillimit Ekonomik është të sigurojë koordinimin, mbështetjen dhe zbatimin e procesit të integrimit evropian dhe bashkëpunimeve ndërkombëtare në nivel vendor, duke garantuar harmonizimin e politikave dhe veprimtarive të Bashkisë me legjislacionin dhe standardet e Bashkimit Evropian, menaxhimin e projekteve të financuara nga programet e BE-së dhe donatorët ndërkombëtarë, si dhe promovimin e transparencës, informimit publik dhe zhvillimit ekonomik dhe social të komunitetit.
Drejtoria gjithashtu ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit me diasporën dhe komunitetet shqiptare jashtë vendit, mbështetjen e proceseve të migracionit, organizimin e veprimtarive protokollare e ceremoniale në përputhje me rregullat e administratës publike dhe etikën institucionale, si dhe sigurimin e mbledhjes, analizimit dhe raportimit të të dhënave statistikore për monitorimin e performancës së strukturave bashkiake, me synim rritjen e efiçencës, transparencës dhe llogaridhënies institucionale.
1 • Çerdhe e re për Vogëlushë të lumtur.
2 • Përmirësimi aksesit të shërbimeve dhe ngritja kapaciteteve të kujdestarëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara, në Bashkinë Kamëz.
3 • Ngritja e shërbimeve të integruara shëndetësore dhe sociale për fëmijët me aftësi të kufizuara.
4 • Ndërtimi i Qendrës së parë Multifunksionale në Valias.
• Pershkrimi per programin ReLoaD2
5 • Programi Reload 2 ( Thirrja e parë)
6 • Programi Reload 2 (Thirrja e dytë)
7 • Programi Reload 2 (Thirrja e tretë)
8 • Programi Reload 2 (Thirrja e katërt)
9 • Programi EU4MUNICIPALITIES
11 • Programi URBACT IV
12 • URBACT Pioneers Accelerator
13 • World Vision Albania
14 • Caritas Albania
Këshilli Vendor Rinor në Bashkinë Kamëz ka një rol të jashtëzakonshëm në angazhimin dhe fuqizimin e të rinjve. Këshilli kryesohet nga Kryetari i Bashkisë dhe përbëhet nga të rinj anëtarë të bordit drejtues të Këshillit Rinor. Gjithashtu, ky këshill ka rreth 100 anëtarë të tjerë në grupin e tij të rinor.
Këshilli ka një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e qytetit dhe përfshirjen e të rinjve në proceset vendimmarrëse. Ai organizon aktivitete dhe nisma që angazhojnë të rinjtë në jetën sociale, kulturore dhe edukative të qytetit.
Disa nga nismat dhe aktivitetet e Këshillit Vendor Rinor Kamëz që mund të përmendim janë:
Këshilli Vendor Rinor është hapësira ku idetë dhe energjia jote bëhen zë dhe veprim për komunitetin. Ky këshill i të rinjve funksionon mbi bazat e Ligjit nr. 75/2019 “Për rininë”, i cili i jep të drejtë dhe mundësi çdo të riu për të qenë pjesë aktive e vendimmarrjes dhe zhvillimit në nivel lokal. Nëse je gati të bësh ndryshimin që dëshiron të shohësh, ky është shansi yt!
Ky formular përdoret nga Bashkia Kamëz për të mbledhur informacionet bazë për migrantët e kthyer dhe anëtarët e diasporës në mënyrë që të përmirësojmë komunikimin, shërbimet dhe planifikimin e zhvillimit lokal.
⏱ Koha e parashikuar: 3-4 minuta
🔒 Të gjitha informacionet do të trajtohen në mënyrë konfidenciale dhe do të përdoren në funksion të përmirësimit të shërbimeve dhe planifikimit institucional të Bashkisë së Kamzës. Ju ftojmë të plotësoni informacionin më poshtë: