Thirrje Publike për Grant ReLOaD2

 

                                                                        REPUBLIKA E SHQIPËRISË

                                                                             BASHKIA KAMËZ

 

BASHKIA E KAMËZ NË PARTNERITET ME PROGRAMIN ReLOaD2 SHPALL:

 THIRRJEN E KATËRT PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE PËR DORËZIMIN E PROJEKT PROPOZIMEVE NË PROGRAMIN RAJONAL PËR DEMOKRACINË VENDORE NË BALLKANIN PERËNDIMOR 2

(ReLOaD2)

 

Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2) është një iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga PNUD në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë. Ky program është vazhdim i nismës Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD, 2017-2020). Buxheti total i ReLOaD2 është 12.63 milionë euro (15.06 milionë dollarë). Ndërsa komponenti për Shqipërinë është 1.2 milionë euro (1.4 milionë dollarë). Kohëzgjatja e projektit është 48 muaj (Janar 2021 – Dhjetor 2024). Objektivi i përgjithshëm i ReLOaD2 është të forcojë demokracitë gjithëpërfshirëse në Ballkanin Perëndimor dhe procesin e integrimit në BE. Projekti do të punojë për fuqizimin e shoqërisë civile dhe rinisë që të jetë pjesë aktive në vendimmarrje, duke nxitur një mjedis ligjor dhe financiar në funksion të shoqërisë civile.

Objektivi specifik i Programit është të forcojë bashkëpunimin midis qeverisjes vendore dhe organizatave të shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor duke forcuar transparencën për financimin e Organizatave të Shoqërisë Civile nga buxheti i qeverisjes vendore. Gjithashtu progami ReLOaD synon të promovojë angazhimin qytetar me fokus të veçantë tek të rinjtë në mënyrë që të bëhen pjesë e proceseve vendimmarrës në funksion të zhvillimit të komunitetit.

Programi ReLOaD2 do të mbështesë gjashtë bashki partnere[1] me një qasje holistike duke filluar nga rritja e kapaciteteve të stafit të bashkisë për ciklin e menaxhimit të projekteve dhe metodologjisë LOD, grant, asistencë teknike gjatë shpalljes dhe zbatimit të thirrjeve publike, asistencë teknike gjatë zbatimit të thirrjeve publike të pavarura si edhe për fuqizimin e rinisë në territorin e saj.

Për sa më sipër, Bashkia Kamëz fton të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC-të) në Shqipëri që të paraqesin projekt-propozime që janë në përputhje me objektivat zhvillimor dhe prioritetet e Bashkisë Kamëz si më poshtë:

Prioritet 1. Rinia dhe Teknologjia

1.1 Rritja e aftësive, aksesit dhe përfshirjes dixhitale të të rinjve në shoqërinë e informacionit, si menaxhimi i rrjeteve sociale dhe marketingu dixhital;

1.2  Rritja e kapaciteteve të të rinjve në fushat e kodimit, programimit, dizanjit grafik;

Prioritet 2. Mjedis

2.1 Zgjidhje të integruara për mbrojtjen e mjedisit dhe përballimin e emergjencave natyrore;

2.2 Hartimi i dokumentave strategjikë (plan veprimi/manuale) për menaxhimin e çështjeve mjedisore.

2.3 Ndërgjegjësimi dhe edukimi mjedisor.

Prioritet 3. Shërbim Social

3.1 Fuqizimi i personave me AK nëpërmjet shërbimeve psiko-sociale e rekreative;

3.2 Mbështetja dhe ndërgjegjësimi i familjeve përfituese të NE në rrugën e pavarësisë ekonomike duke inkurajuar angazhimin në punësim për shkëputje nga skema;

3.3 Ngritje e shërbimeve të specializuara për fëmijë në nevojë për mbrojtje dhe që kanë probleme të shëndetit mendor, fëmijë në konflikt me ligjin, viktima të abuzimit seksual, si dhe fëmijë përdorues të drogës.

Shuma e fondeve për projektet e miratuara do të jetë nga 700.000 Lekë deri 1.500.000 Lekë.

OShC-të mund të dorëzojnë më shumë se një projekt propozim nëse shuma totale nuk tejkalon shumën prej 7.000.000 Lekë gjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit ReLOaD2 (Janar 2021 – Dhjetor 2024).

Bashkia rezervon të drejtën të mos i alokojë të gjitha fondet që ka në dispozicion në rast se projekt-propozimet e paraqitura nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara. Kohëzgjatja e secilit projekt duhet të zgjasë nga 6 deri në 10 muaj. Projektet e përzgjedhura do të zbatohen në periudhën nga muaji Janar 2025 deri në muajin Tetor 2025.

PËRSHTATSHMËRIA/PRANUESHMËRIA:

Pjesëmarrja në këtë thirrje publike është e hapur, në baza të barabarta, për të gjitha OShC-të e regjistruara zyrtarisht (shoqata/organizata apo fondacion) në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi në Shqipëri. Të gjitha organizatat e shoqërisë civile të interesuara mund të gjejnë informacion të hollësishëm rreth kushteve për aplikim si dhe për kriteret për financimin e projekteve në Udhëzimin për Aplikantë (Shtojca 6), pjesë përbërëse e dokumentacionit të thirrjes publike.

DOKUMENTACIONI:

Dokumentacioni i aplikimit për thirrjen publike të Bashkisë Kamëz do të jetë i disponueshëm nga 7 Tetor 2024, pas dërgimit të një kërkese me e-mail në adresën  koordinim.zhvillimi@kamza.gov.al ku duhet të citoni emrin e organizatës së interesuar; ose duke u paraqitur personalisht në Drejtorinë e Integrimit në BE, Projekteve të Huaja dhe Zhvillimit Ekonomik (adresa: Ambientet e reja të Bashkisë, Valias). Të gjitha informacionet e nevojshme, si dhe një version elektronik i paketës së aplikimit mund të gjendet edhe në kontaktet si më sipër.

Sesionet informuese (ditët e hapura për më shumë informacion)

Lidhur me këtë thirrje, për OShC-të e interesuara për të aplikuar në këtë thirrje do të mbahen Sesione informuese për Bashkinë Kamëz datë 16 Tetor 2024, ora 11:00, pranë Pallatit të Kulturës “Artan Cuku”, Salla e Rinisë. Të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë ditën e hapur, e cila organizohet për përfaqësuesit e të gjithë OShCve të interesuara për të aplikuar në kuadër të kësaj thirrje, duhet të nisin kërkesë me email në adresën koordinim.zhvillimi@kamza.gov.al për pjesëmarrje.

Pyetje rreth kësaj thirrje mund të bëhen përmes adresës koordinim.zhvillimi@kamza.gov.al, duke iu referuar thirrjes publike. Pyetjet mund të dërgohen deri më 4 Nëntor 2024, ndërsa përgjigjet do të jepen me shkrim brenda 5 ditëve pune që nga data e pranimit të pyetjeve përkatëse. Për qëllime transparence, përgjigjet do t’u dërgohen gjithashtu të gjithë aplikantëve të mundshëm, ose do të botohen në faqen e internetit të bashkisë.

DORËZIMI I APLIKIMEVE:

Aplikimet e plotësuara (me të gjithë dokumentet mbështetëse) duhet të dorëzohen në tre (3) kopje fizike dhe një kopje elektronike (USB), të vendosura në një zarf të vulosur mbi të cilin është shkruar referenca e thirrjes publike, përmes postës zyrtare apo personalisht, gjatë ditëve të punës (e hëne – e premte), nga ora 09:00 deri ora 15:00, në adresën në vijim:

Bashkia Kamëz

Bulevardi “Nënë Tereza”, nr. 492, Bashkia Kamëz

Afati për dorëzimin e aplikimeve është data  15 Nëntor 2024. Aplikimet e dorëzuara në bashki pas këtij afati do të  merren parasysh vetëm nëse vula postare tregon se data dhe koha e dërgimit ka qenë para mbylljes së afatit zyrtar. Pjesa e jashtme e zarfit duhet të përmbajë titullin e thirrjes për dorëzimin e propozimeve, emrin dhe adresën e plotë të kandidatit, emrin e plotë të projektit dhe mbishkrimin “Të mos hapet përpara hapjes zyrtare.” Formulari për regjistrimin e dokumentacionit të pranuar lëshohet nga përfaqësuesi i bashkisë. Të gjithë aplikantët që kanë paraqitur propozime, pavarësisht nëse pranohen ose jo, njoftohen me shkrim për vendimin e marrë për projekt-propozimin e tyre brenda 30 ditëve pune nga mbyllja e thirrjes publike. Rezultatet do të publikohen në faqen e internetit të bashkisë dhe /ose në tabelën e njoftimeve të bashkisë,

Shtojca 6

SHTOJCA 7

SHTOJCA 8

SHTOJCA 9

SHTOJCA 10

SHTOJCA 11

SHTOJCA 12

SHTOJCA 13

SHTOJCA 14

Shtojca A. Deklarata e Partneritetit

Shtojca B. Deklarata e shmangies se konflikitit te interesit

Shtojca C. Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm