Na kontaktoni

Panairi i Librit “Kamza Lexon”! Juria akordon çmimet për Veprën Artistike, Veprën Studimore dhe Librin për Fëmijë më të mirë

“Kamza lexon”, panairi treditor i librit, 13-14-15 maj 2022, në Sheshin “Nënë Tereza”, Kamëz, me pjesëmarrjen e mbi 22 shtëpive botuese dhe një larmi titujsh, përfshirjen e mbi 30 autorëve, shkrimtarëve, studiuesve dhe përkthyesve, mbylli sot ditën e tretë dhe më të rëndësishme me ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Lajmin e jep vetë kryetari i Bashkisë, Z. Rakip Suli, i cili në rrjetin social Facebook shkruan:

Në ditën e tretë të panairit të librit “Kamza Lexon”📚📙📓, u akorduan çmimet nga juria e përbërë nga tre personalitete të letrave shqipe:
Erenestina Gjergji Halili – Pedagoge, poete, studiuese, gazetare (kryetare e jurisë)
Ylljet Aliçka – shkrimtar, skenarist, diplomat (anëtar)
Alda Bardhyli – gazetare, studiuese, Drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit (anëtare), dhanë çmimet🏅si më poshtë🔽
ÇMIMI I VEPRËS ARTISTIKE
1. “Tregimet e tranzicionit”- Stefan Çapaliku
ÇMIMI I VEPRËS STUDIMORE
1. “Sovraniteti versus Integriteti-Arben Çejku
2. “Identitete pluskuese”- Arba Baxhaku
ÇMIMI I LIBRIT PËR FËMIJË
1. “Ana nga Tirana”- Rudina Çupi
Faleminderit mbi 22 shtëpive botuese, rreth 30 shkrimtarëve, studiusve, pedagogëve dhe gazetarëve të mirënjohur për këtë risi në Kamëz🙏
#PanairiILibrit😍
#KamzaLexon😊
#ReadABook📚

Njoftime të ngjashme

Kryebashkiaku Z.Rakip Suli i dorëzon çmimin “Nderi i Qytetit” nxënësit ekselent Krenar Dunga

Me kënaqësi mirëprita nxënësin ekselent Krenar Dunga , së bashku me familjen e tij dhe Drejtoreshën e ZVA-së, znj. Albana...

Përmbledhja javore e punëve dhe aktiviteteve të realizuara nga Bashkia Kamëz

📊 Përmbledhje javore e punëve dhe aktiviteteve të realizuara nga Bashkia Kamëz 🚧📚🌳

...

Episodi i parë i podcastit “Zëri Kamzës”

Episodi i parë i plotë i podcastit “Zëri Kamzës”! Rinia ka nevojë për më shumë hapësira reale.Një hap drejt fuqizimit...