Investimet në arsim kanë qenë fokusi kryesor i punëve të kryebashkiakut Rakip Suli dhe stafit të tij në Bashkinë Kamëz.
Janë 20 objekte arsimore në total të ndërtuara nga e para dhe të rikonstruktuara në pak kohë, dhe vijon puna gjithashtu edhe në objektet e tjera.
Ditën e sotme gjatë inspektimit të objekteve të reja arsimore të ndërtuara nga e para, ishin Kryetarja e Kuvendit, znj.Lindita Nikolla dhe Ministrja e Arsimit, znj. Evis Kushi.
Inspektimi nisi me shkollën “Ahmet Zogu” në Bathore, e cila ofron kushte bashkëkohore për 1210 nxënës dhe 70 mësues, me laboratorët e biologjisë, fizikës, informatikës, 3 terrene sportive, sallën e shahut e pingpongut, etj
Vijoi me kopshtin “Gjeniu i vogël” në Bathore dhe çerdhen “Diell” në Kamëz, të cilat së bashku me shkollën janë 3 objekte arsimore të ndërtuara nga e para falë mbështetjes së Qeverisë Shqiptare, me standardet më moderne për qindra nxënës dhe vogëlushë të Kamzës.
Gjatë fjalës së tij kryebashkiaku Rakip Suli u shpreh krenar për punën e bërë dhe falenderoi qeverinë për suportin e vazhduar.
Investim në arsim do vijojnë në Kamëz dhe nxënësit e qytetit tani do kenë ambiente arsimore model, si gjithë bashkëmoshatarët e tyre kudo në Europë.
Më posht postimi i kryebashkiakut Rakip Suli në rrjetin social Facebook: