Na kontaktoni

Paskuqan/ Ndizen dritat në rrugët “Havzi Nela”, “Riza Troci”, “Halil Hoxha” dhe “Arben Broci”, kryebashkiaku Suli: Transformimi infrastrukturor mbetet fokusi ynë primar

Infrastrutkura rrugore në Paskuqan në këto dy vite e pak është trasnformuar totalisht me investime në çdo lagje dhe në çdo zonë.

Pas vitesh harresë, në rrugët “Hvzi Nela”, “Riza Troci”, “Halil Hoxha” dhe “Arben Broci”, janë bërë një seri investimesh që përfshijnë rrjetin e kanalizimeve, ujësjellësin, asfaltimin dhe trotuaret.

Pas përfundimit të tyre përmbyllet dhe vënia në funksion e ndriçimit për ta kompletuar tërësisht investimin cilësor dhe me standarte për qytetarët që i përdorin këto rrugë.

Lajmin e jep kryetari i Bashkisë Rakip Suli i cili në rrjetin social Facebook shkruan:

🏞💡☑️Paskuqan, ku pas vitesh harresë, realizuam:
✅Rrjetin e kanalizimeve
✅Rrjetin e ujësjellësit
✅Asfaltimin
✅Ndriçimin, në rrugët:
👉”Riza Troci”
👉”Halil Hoxha”
👉”Arben Broci”
Infrastruktura rrugore mbetet fokusi ynë kryesor👌😊

 

🏞💡☑️Paskuqan, në rrugën “Havzi Nela”, ku ndezëm dritat pas investimeve në⬇️
👉Rrjetin e ujësjellësit
👉Kanalizimet
👉Asfaltimin
👉Trotuaret
Transformimi infrastrukturor mbetet fokusi ynë primar👌

Njoftime të ngjashme

100 pemë të tjera iu shtuan Parkut të Liqenit të Paskuqanit, falë kontributit të biznesit “ABnet” shpk

Edhe pemë të tjera iu shtuan Parkut të Liqenit të Paskuqanit, falë kontributit të biznesit “ABnet” shpk Mirënjohje për kontributin...

22 pemë të tjera ju shtuan Parkut të Liqenit të Paskuqanit, falë kontributit të Fondacionit Credins

pemë të tjera ju shtuan Parkut të Liqenit të Paskuqanit, falë kontributit të Fondacionit Credins. Faleminderit për kontributin ndaj mjedisit...