Na kontaktoni

4500 pemë të tjera i shtohen Parkut të Liqenit të Paskuqanit falë kontributit të qytetarëve dhe vullnetarëve

Zona e Liqenit të Paskuqanit pas marrjes së hipotekës nga Bashkia Kamëz, po shndërrohet dita-ditës në mushkrinë e re të  Kamzës, falë këmbënguljes së kryetarit të bashkisë Rakip Suli.

Një park i ri ka lindur për qytetarët ku pas investimit në digën dhe pedonalen, tani dhe me kurorën e gjelbër, zona po merr jetë dhe shihet nga të gjithë transformimi total i ndodhur.

Në pak kohë pas iniciativës së Bashkisë për mbjelljen e pemëve në zonën e Liqenit, numri i pemëve të mbjella ka arritur rreth 10.000 dhe kjo e gjitha falë kontributit të vullnetarëve dhe qytetarëve.

Një tjetër aksion i madh ishte së fundmi ku i pranishëm ishte dhe kryetari Rakip Suli dhe ku u mbollën 4500 pemë përgjatë parkut.

Parku i Paskuqanit tani është një realitet i prekshëm nga të gjithë dhe pas 30 vitesh edhe Kamza ka parkun e saj.

Njoftime të ngjashme

Bashkia Kamëz mbështet mbi 1300 familje në nevojë me bonus qiraje, duke garantuar strehim dhe përmirësuar kushtet e jetesës

Bashkia Kamëz vijon të qëndrojë pranë familjeve në nevojë përmes bonusit të qirasë , si një mbështetje konkrete për garantimin...

Kryebashkiaku Z.Rakip Suli uron besimtarët myslimanë për Muajin e Shenjtë të Ramazanit

Urime Muajin e Shenjtë të Ramazanit të gjithë besimtarëve myslimanë, agjërim të lehtë e të pranuar! Qoftë ky muaj i...

Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë! Me buzëqeshjet e fëmijëve të kopshteve dhe çerdheve tona, festojmë lirinë, shpresën dhe të ardhmen...