Na kontaktoni

Për herë të parë në 30 vjet Kamza nuk u përmbyt më falë investimeve në kanalizime

Kamza nuk përmbytet më. Kjo falë investimeve të kryera nga bashkia dhe qeveria  në kolektorët problematikë të zonës.

Reshjet e dendura kanë krijuar problematika shumë të mëdha në pjesë të madhe të territorit të vendit. Por në Kamzë nuk ka pasur probleme këtë vit.

“Falë investimeve , është bërë e mundur që të parandalohet problematika që ndodhte çdo vit kur reshjet e shiut vërshonin brenda banesave të tyre”. Tashmë pas 30 vitesh qytetarët e Kamzës qëndrojnë të qetë në shtëpitë e tyre , ku pas ndërhyrrjeve në sistemin e kanalizimeve në këtë zonë, mori fund problematika madhore e përmbytjeve  ka shkruar në Facebook, kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli.

Njoftime të ngjashme

Mirënjohje për punonjësit e pastrimit për kontributin e përditshëm në shërbim të komunitetit

Mirëmëngjes Mirënjohje për përkushtimin dhe punën tuaj të heshtur! #KamzaVetëmPërpara #BashkiaQëDuam #PastrimiIQytetit

...

Kryebashkiaku Z.Rakip Suli i dorëzon çmimin “Nderi i Qytetit” nxënësit ekselent Krenar Dunga

Me kënaqësi mirëprita nxënësin ekselent Krenar Dunga , së bashku me familjen e tij dhe Drejtoreshën e ZVA-së, znj. Albana...