Na kontaktoni

Vijon shtrirja e rrjetit të ri të ujësjellësit në rrugën “Konferenca e Mukjes” në Babrru Kodër, kryebashkiaku Suli: Investime që zgjidhin problemin e furnizimit me ujë për banorët

Bashkia Kamëz dhe Ndërmarrja e Ujësjellëz Kanalizimeve vijojnë punën në terren me ndërhyrje dhe investime për zgjidhjen e problemit të furnizimit me ujë për banorët e Kamzës.

Investime madhore dhe në seri po kryhen në Njësinë Administrative Paskuqan, ku pas mbi 30 vitesh harrese, pra që në vitin e largët 1973 nuk ka pasur investimet në linjat dhe tubacionet që furnizojnë qytetarët e zonës.

Në Babrru Kodër, në rrugën “Konferenca e Mukjes”, po shtrihet tubacioni i ri i ujësjellësit me gjatësi 5 km që zëvendëson linjat e amortizuara që nga viti 1973. Me këto investime zgjidhim problemin e furnizimit me ujë për banorët e zonës shkruan kryebashkiaku Rakip Suli në rrjetin social Facebook.

Më poshtë postimi i plotë:

💧☑️🚜Babrru Kodër, në rrugën “Konferenca e Mukjes”, ku po shtrihet tubacioni i ri me gjatësi 5️⃣km që zëvendësojnë linjat e amortizuara që nga viti 1973.
👉Me këto investime zgjidhim problemin e furnizimit me ujë për banorët e zonës!

Njoftime të ngjashme

Përfundon investimi në Lagjen 5, Njësia Administrative Nr. 2, duke përmirësuar infrastrukturën dhe cilësinë e jetesës së banorëve

Lagjja Nr. 5, Njësia Administrative Nr. 2 Një tjetër investim i përfunduar që i shtohet punës për përmirësimin e infrastrukturës...

Përfundon investimi në rrugën “Mërkuri” në Lagjen 7, Bathore, me standardet më të mira infrastrukturore

Bathore Përfundon investimi në rrugën “Mërkuri”, ne lagjen 7 Një investim me të gjitha standardet, duke përfshirë: Ndriçim Kanalizime Trotuare...

Përfundon investimi në rrugën “Fejzulla Sadik Rrapi” në Babrru Qendër, me gjatësi 850 metra

Rruga “Fejzulla Sadik Rrapi” – m Pjesë e bllokut Babrru Qendër . km gjatësi totale rrugë dhe rrugica Vijojmë me...