Kryetari i Bashkisë z.Rakip Suli dhe Ministrja e Shtetit për Standartet dhe Sipërmarrjen znj.Milva Ekonomi inspektuan zyrat e reja të ADISA në Kamëz.
Një nevojë e komunitetit që falë këmbënguljes së kryebashkiakut Suli, tanimë është një realitet dhe qytetarët do i kenë shërbimet më afër tyre duke eleminuar kohën e harxhuar për të shkuar nëpër institucione.
Sëbashku me ministren Milva Ekonomi kryebashkiaku Suli ishte sot në zyrat e ADISA dhe lajmin e dha në rrjetin social Facebook ku shkruan:
🔎Sëbashku me znj.Milva Ekonomi, Ministre e Shtetit për Standartet e Shërbimeve, gjatë inspektimit të zyrave më të reja të Adisës, në Kamëz📍, të cilat tashmë ofrojnë mbi 1️⃣0️⃣0️⃣0️⃣ shërbime publike qendrore të funksioneve të ndryshme.
Ne sjellim çdo shërbim pranë jush në ambientet më komode dhe të standartizuara👨🏻💻📄, në një qendër të vetme, ADISA Kamëz!
Qytetari ka qenë dhe mbetet fokusi i Bashkisë Kamëz duke pasur prioritet shërbimin sa më cilësor ndaj tij. Pas hapjes së Zyrës së Punës ku qytetarëve të Kamzës iu duhej të shkonin deri në Tiranë, falë bashkëpunimi të Bashkisë me institucionet tashmë në Kamëz ka hapur zyrat dhe ADISA (Qendrat e Integruara me një Ndalesë ADISA).
Kujtojmë që në kuadër të reformës për modernizimin e Shërbimeve Publike në Shqipëri është bërë e mundur nga qeveria krijimi i Qendrave të Integruara me një Ndalesë. Ky model i ri shërbimesh, synon t’u kursejë qytetarëve kohë dhe energji, si dhe t’u sigurojë atyre cilësinë e duhur të shërbimit, duke mbyllur shtigjet për korrupsion.
Standardi i ri në ofrimin e shërbimeve publike është arritur nëpërmjet thjeshtimit dhe standardizimit të procedurave administrative, digjitalizimit të shërbimeve dhe ngritjes së sistemeve të Teknologjisë̈ së Informacionit, zgjerimit të hapësirave për marrjen e informacionit të shpejtë dhe të saktë për shërbimet nga qytetarët.
Sfida dhe qëllimi kryesor i ADISA është përmirësimi dhe lehtësimi i jetës së qytetarëve në ofrimin e shërbimeve publike.
Për këtë arsye, krijimi i qendrave të Integruara ADISA ofron shërbimet e disa institucioneve, të renditura dhe të përzgjedhura në bazë të kërkesave të qytetarëve, në një vend të vetëm. Kështu, evitohen pritjet në radhët e gjata, reduktohet koha e veprimeve në sportel, me ndarjen “Front Office- Back Office” reduktohet korrupsioni, me sistemin e radhës evitohen keqkuptimet ndërmjet qytetarëve dhe me ambientet komode që ADISA ka krijuar, ofrohen të gjitha këto shërbime me standardet më bashkëkohore në Shqipëri.