Infrastruktura rrugore vijon të jetë një nga objektivat kryesorë të punëve dhe investimeve të Bashkisë Kamëz. Në gjithë territorin janë bërë ndërhyrje për të përmirësuar infrastrukturën dhe për të ndërtuar rrugë të reja me cilësi dhe me standarte.
Në Qendër Kamëz po bëhet një punë kolosale për rehabilitimin total urban të zonës dhe ku patjetër një fokus të veçantë kanë dhe rrugët e lagjes që po transformohen dita-ditës.
Së fundmi ka përfunduar rruga “Londër” në të cilën kanë përfunduar rrjeti i kanalizimeve, ndërtimi i trotuareve, asfaltimi dhe së shpejti do të realizohet dhe ndriçimi i kësaj rruge. Lajmin e jep vetë kryetari i Bashkisë Rakip Suli i cili thotë:
Mirëmëngjes!
Në Qendër Kamëzku ka përfunduar rruga “Londër”, duke përfshirë :
Në Bathore gjithashtu ka përfunduar ndërtimi i rrugës “Prezë” me standartet më të mira infrastrukturore, ku përfshihen rrjeti i kanalizimeve, mdërtimi i avllive, sinjalistika rrugore, asfaltimi dhe trotuaret.
Ja postimi i kryebashkiakut Suli: