Bashkia Kamëz në kuadër të bashkëpunimit me Programin Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), një iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe e zbatuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (PNUD), ka filluar procesin e përgatitjes së Thirrjes së Parë Publike për Organizatat e Shoqërisë Civile (OShC-të).
Hapi i parë i këtij procesi është konsultimi me OShC-të i tematikave që do të shërbejnë për të vendosur përparësitë e thirrjes. Për këtë qëllim, bazuar në dokumentët strategjikë ekzistues, Bashkia Kamëz ka përzgjedhur prioritetet më emergjente të cilat kanë nevojë të konsultohen dhe validohen në bashkëpunim me Organizatat e Shoqërisë Civile.
Të gjitha OshC-të e interesuara për t’u bërë pjesë ë këtij procesi, janë të ftuara të marrin pjesë në konsultimin publik në përzgjedhjen e përparësive që do të organizohet në datë 18 Nëntor 2021, ora 12:30 në ambjentin e Bashkisë, Salla e Këshillit Bashkiak.
Më poshtë do të gjeni rendin e ditës dhe çështjet kryesore për diskutim:
– Prezantim i projektit ReLOaD2;
– Diskutimi / konsultimi i përparësive të propozuara për Thirrjen e parë publike për OshC-të në Bashkinë Kamëz, si vijon:
Prioritet 1: Arsim dhe Kulturë
1.1 Evidentimi dhe mbështetja e projekteve të artistëve të rinj që aspirojnë të përfshihen në art dhe premtojnë të ardhmen e tyre artistike e profesionale.
1.2 Pjesëmarrja në fushata ndërgjegjësuese kundër dhunës, bullizmit, dhe shëndetit mendor.
1.3 Organizimi dhe aktivitete për çështet lokale dhe aktivizimit në kulturë.
1.4 Gjithëpërfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara në arsim.
Prioritet 2: Shërbim Social
2.1 Nxitja e punësimit të grave të dhunuara dhe grupeve të marxhinalizuara.
2.2 Shtimi i shërbimeve multifunksionale të nevojshme për përfshirjen dhe integrimin e personave me aftësi të kufizuara në shërbimet institucionale.
Prioritet 3: Mjedisi dhe shërbimet publike
3.1 Mbrojtja e mjedisit, parandalimi dhe menaxhimi i rreziqeve në territorin e Bashkisë Kamëz.
3.2 Shtimi i mjediseve të gjelbërta dhe i masave që garantojnë një jetesë aktive, të shëndetëshme dhe të sigurtë për qytetarët e të gjithë grupmoshave.