Valiasi është një nga shembujt më kuptimplotë të transformimeve rrënjësore në bashkinë Kamëz. Nga një lagje pa asnjë parametër zhvillimor me kushte shumë të këqija, pallatet të lëna pas dore për 30 vite, shkolla dhe kopshti aty pranë në kushte skandaloze, tanimë po merrr jetë.
Një punë kolosale që përfshin 270 apartamente, rrjetin infrastrukturor, kopshtin dhe shkollën të ndërtuara me të gjitha standartet bashkëkohore.
Puna për këto objekte parashikohet të përfundojë shumë shpejt, ku do të sistemohen të gjitha familjet që kanë banuar në këto pallate. Është një sipërfaqe prej rreth 30 mijë metër katrorë ndërtim. Qytetarët do të vijojnë trajtohen me bonusin e qirave deri në momentin kur do të hyjnë në apartamentet e reja.
Brenda një viti është realizuar një punë kolosale ku përveç pallateve kemi përfunduar kopshtin “Niko Hoxha” dhe po punohet për shkollën me të njëjtin emër.
Në Valias po punohet me ritëm të lartë për ndërtimin e lagjes së re me 21 pallate banimi, ku do të strehohen në kushtet komode 280 familje. Faza e parë e ndërtimit që përfshin infrastrukturën nëntokësore ka përfunduar dhe pallatet e reja janë në fazë të avancuar, së bashku me parkimin, njësitë e shërbimit, shëtitoren, kopshtin, çerdhen dhe shkollën aty pranë. Do fillojë edhe çerdhja e zonës me të gjitha parametrat bashkëkohorë.
Si kompleks banimi është me të gjitha standardet. Ka gjithashtu edhe ambiente të përbashkëta për qytetarët, me lulishte dhe kënde lojërash. Bulevardi në të dyja anët ka trotuare, gjelbërim dhe ndriçim. E gjithë zona deri në fund është urbanizuar.
Të gjithë objektet janë pajisur me parkim nëntokësor dhe në një pjesë e tyre do të vendosen edhe njësi shërbimi.