Kamza kantier pune është motoja e kryetarit të bashkisë Rakip Suli dhe stafit të tij.
Për shumë vite zona urbane e qytetit si Qendër-Kamza, pjesa e qendrës së Laknasit dhe Babrroi-Qendër të cilat kanë blloqe pallatesh ku jetojnë shumë qytetarë janë lënë në harresë me kushte skandaloze deri në të pabanueshme.
Ankesa pafund të qytetarëve mbi lagështinë, degradimin e ambienteve të brendshme dhe të jashtme vunë në lëvizje bashkinë dhe shumë shpejt u miratuan projekte për rikualifikimin urban të këtyre zonave dhe transformimin rrënjësor të tyre.
Po punohet pa ndalim dhe me standarte në të 3 zonat ku janë bërë një tërësi ndërhyrjesh në blloqet e pallateve dhe hapësitrat përreth ku përfshihen ulja e depozitave nga soletat dhe vendosja e depozitave të përbashkëta të ujit, sistemi kapot dhe fasadat e pallateve, izolimi i soletave, asfaltimi i rrugëve, kanalizimet, krijimi i hapësirave të përbashkëta, parqet dhe gjerlbërimi.
Gjithashtu në zonën e Qendër-Kamzës shumë shpejt përfundon puna për ndërtimin e tregut i cili për 30 vite i ka munguar qytetit, si një tërësi pune transformuese të gjithë zones.
Me këto investime merr një hov të ri zhvillimi gjithë zona duke rritur cilësinë e jetës për qytetarët, por gjithashtu rritet dhe vlera e pronave të tyre.