Bashkia Kamëz në fokus të punës së saj ka përfundimin në kohë dhe me cilësi të investimeve të shumta që po kryhen me qëllimin e vetëm; përmirësimin rrënjësor të infrastrukturës në shumë fusha.
Në të gjithë territorin punohet kudo, ku duhet theksuar se prioritet absolut i është dhënë dhe përmirësimit të rrjetit të ujësjellësit si dhe rrjetit të kanalizimeve dhe rrjetit nëntokësor në KUN-ve.
E gjithë zona është kthyer në një kantier ndërtimi. Përmirësimi i situatës së furnizimit më ujë të pijshëm është në fokusin e punës së kryetarit të Bashkisë Kamëz Rakip Suli. Të gjendur në një situatë absurde, ku 58% e territorit të Kamzës ishte e pambuluar me rrjet ujësjellësi ishte e nevojshme që të punohej në shumë fronte për ta ndryshuar Kamzën,e një prej këtyre prioriteteve nuk kishte se si të mos ishte për përmirësimi i rrjetit të ujësjellësit si dhe rrjetit të kanalizimeve të ujrëva të bardha dhe të zeza.
Këto punime janë inspektuar në mënyrë sistematike nga kryebashkiaku Suli i cili në faqen zyrtare në FB shkruan: – “Fushë-Kamëz ku për 30 vite me radhë zona ka qenë pa rrjet ujësjellësi! Vijojmë punën me ritëm të lartë për shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit me gjatësi 30,960 ml në rrugët: “Ndre Mjeda”, “Ndrek Luca”. Me këtë investim zgjidhim problemin e ujit të pijshëm për 13,200 banorë të zonës”. Ato që nuk i bënë në 30 vite, i bëjmë ne sot.
Në një tjetër postim z.Suli flet për një tjetër investim në Laknas teksa shkruan: – “Në rrugën “Muharrem Bajraktari”, ku pas 30 vitesh harresë përfundoi puna për shtrirjen e rrjetit të kanalizimeve dhe rrjetit nëntokësor, ndërtimin e trotuareve dhe asfaltimin përgjatë këtij aksi rrugor. Puna jonë për transformimin e Kamzës nuk ka të ndalur.
Në terren për të ndjekur ecurinë e punimeve për ndërtimin e KUN me gjatësi 900 ml, në Laknas. Puna nuk ka të ndalur!”. Zoti Suli flet për të tjera investime në këtë sektor kësaj here në Bathore kur shkuan: – “Vijon puna për shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit, në rrugët “Toskëria” dhe “Prrenjas”. Falë bashkëpunimit me KFW, do të mundësohet furnizimi me ujë të pijshëm për 18,133 banorë. Ato që nuk i bënë në 30 vite, i bëjmë ne sot!”.