Na kontaktoni

Nga Paskuqani, Bathorja, Laknasi e kudo bashkia Kamëz vijon punën për ndërtimin e dhjetra KUN-ve

Bashkia Kamëz vazhdon punën pa pushim për përmirësimin dhe infrastrukturën në qytet. Rrjeti i kanalizimeve të ujërave të ndotura ka qenë për banorët një problematikë shqetësuese ndër vite me radhë.

Duke pasur prioritet qytetarin, duke trajtuar çdo ankesë të mundshme të tij me porosi të kryebashkaikut Rakip Suli punohet kudo në territorin e Bashkisë në këtë drejtim. Punonjësit e Ujësjellës -Kanalizimeve Kamëz vijonë çdo ditë e çdo orë punën e palodhur për ndërtimin e KUN-ve në konkretisht: rrugën “Idriz Seferi”, 330 m, Bathore; rrugën “Shebeniku”, 240 m, Laknas; rrugën “Buna”, 350 m, Laknas, pranë shkollës “Ibrahim Basha”, 60 m, Bulçesh.

Si asnjëherë më pare në këto 30 vite, UKK po punon intensivisht edhe për ndërtimin e KUN-ve në: rrugën “Buna”, 350 m, Plepat e Brukes; rrugën “Isa Boletini”, 350 m, Bathore; rrugën “Tuk Jakova”, 272 m, Bathore; kulla e Vorpsit, 240m, Laknas; rrugën “Marseja”, 190 m, Laknas; rrugën “Marin Barleti”, 190 m, Paskuqan; rrugën “Rilindja”, 145 m; rrugën “Demokracia”, 50 m, Babrru; rrugën “Besëlidhja”, 30 m, Bathore.

Në Paskuqan vijon puna për ndërtimin e KUN-ve në rrugën “Marin Barleti”, ku Bashkia Kamez do t’i jap zgjidhje problematikës disavjeçare, për banorët e zonës. “Ato që në 30 vite nuk u realizuan, i realizojmë ne sot. S’ka kohë për pushim! Për Bashkinë që duam, PS 12!” – thotë kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli në postimin e tij në FB.

Njoftime të ngjashme

Kompleksi Sportiv pranë Liqenit të Paskuqanit emërtohet “Shaban Uka”, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në sportin shqiptar

Pas vendimit të Këshillit Bashkiak të Kamzës në vitin 2026 sot, në praninë e familjarëve, miqve dhe dashamirësve të tij,...

Përfundon investimi në bllokun e rrugëve në Paskuqan 1, me një gjatësi totale prej 5.89 km

Përfunduam investimin në bllokun e rrugëve në Paskuqan 1 Me një gjatësi totale prej . km Vazhdojmë çdo ditë me...

Dezinfektohet Parku i Liqenit të Paskuqanit për një mjedis të pastër dhe të sigurt

Dezinfektimi te Parku i Liqenit të Paskuqanit. #KamzaVetëmPërpara #ParkuIPaskuqanit #Dezinfektim#Siguri

...