Na kontaktoni

E lënë në harresë 30 vjet, së shpejti gati ura e re që lidh Paskuqanin me Tiranën, ndihmon 70 mijë banorët

Përmirësimi rrënjësor i infrastrukturës rrugore, përmes investimesh cilësore, bashkëkohore duke vënë dorë aty ku është mjaft e nevojshme dhe për 30 vite nuk është kujtuar askush, ky është qëllimi i Bashkisë Kamëz.

E natyrisht, çdo investim vjen dhe në konsultim me qytetarët si pasojë e kërkesave të tyre sepse ata janë kërkuesit dhe gjykuesit më të mirë të punës së çdo lloj pushteti.

Ndaj përveç investimeve në çdo rrugë e lagje në përmirësimin rrënjësor të infrastukturës jo vetëm rrugore, Bashkia Kamëz i ka dhënë prioritet disa investimeve në sektorë që nuk ishte vënë dorë që nga viti 1990 ose dhe më herët.

Më konkretisht është ura që lidh Paskuqanin me Tiranë, e ashtuquajtur ura e vogë e cila nuk kanë qenë e denjë as për kalimin e qytetarëve, jo më mjeteve. Kjo për faktin sepse ka qenë shumë e ngushtë.

                                       

Bashkia Kamëz dhe kryebashkaiku Rakip Suli janë të predispozuara që këto dy pika lidhës të rëndësishme me Tiranë të ndërtohen me qëllimin që qytetarët të mos përballen me trafikun e madh që ndeshin në hyrje në Tiranë, apo pjesës së automjeteve që vijnë drejt Paskuqanit.

                                           

Me saktë, ka nisur puna dhe shumë shpejt në kohë rekord do të jetë gati ky investim shumë i rëndësishëm jo vetëm për qytetarët e Paskuqanit, por dhe të Tiranës apo qyteteve të tjera që shfrytëzojnë këtë aks rruge. Kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli thotë se – “Infrastruktura për ne nuk është vetëm lehtësim por dhe impuls për zhvillim të qëndrueshëm. Kanë filluar punimet e ndërtimit të urës që lidh Paskuqanin me Tiranën, duke kontribuar në jetesën e 70 mijë banorëve.

                                                     

Një tjetër vepër publike që rrit estetikisht dhe funksionalisht vlerat e qytetit tonë, pas një periudhe harrese 30 vjeçare”.

 

Njoftime të ngjashme

Kryetari i Bashkisë Z.Rakip Suli takim me bizneset në kuadër të Projekt-Buxhetit 2026

Gjatë takimit me bizneset, në kuadër të projekt-buxhetit 2026, zhvilluam një shkëmbim të drejtpërdrejtë idesh dhe nevojash. Bizneset janë një...

Mirëmëngjes nga Kopshti dhe Çerdhja “Univers” në Laknas

Mirëmëngjes nga Kopshti dhe Çerdhja “Univers” Laknas Një hapësirë e sigurt dhe plot dashuri , ku vogëlushët rriten me kujdes...

Kryebashkiaku Z.Rakip Suli takim pune me ekipin e UKK Kamëz mbi analizën vjetore dhe projektet në zhvillim

Gjatë një takimi pune me ekipin e Ujësjellës–Kanalizime Kamëz, u ndalëm tek analiza vjetore e punës dhe tek rezultatet që...