Bashkia Kamëz në bashkëpunim me Projektin Idea +, pjesë e integrale e projektit Idea, mbështesin çdo individ që dëshiron të hyjë në botën e sipërmarrjes, ose dhe ka një biznes ekzistuese deri në 3 vjet.
Ky projekt i cili mbështetet nga programi ProSEED ka nisur trajnimet dhe këshillimet në kuadër të Projektit IDEA, program i financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, zbatuar nga GIZ në bashkëpunim me Ministrinë e Financave.
Si do të jetë këshillimi? CEFE është një metodologji trajnimi me pjesmarrje shumë aktive edhe e orientuar drejt veprimeve, e përdorur në më shumë se 60 vende në mbarë botën. Përfshin përvojë teorike dhe praktike përmes planifikimit, praktikimit dhe fillimit të një biznesi.
CEFE vepron në Ballkan prej 20 vitesh. Përmes workshopeve individi sipërmarrës mund të mësohet, ndaj me motivimin, këmbënguljen dhe fleksibilitetin e tij do të mbështetet në përmirësimin e idesë se biznesit dhe të bëhet sipërmarrës.
Pas finalizimit të trajnimeve, secili nga pjesmarrësit do të vazhdojë punën për plotësimin e Plan Biznesit, individualisht. Më përfundimin dhe dorëzimin e këtij Plan Biznesi, pjesmarrësit pajisen me një çertefikatë, me anët të së cilës mund të aplikojnë në Skemën e Granteve IDEA.