Mbështetja e të rinjëve mbetet prioritet absolut i Bashkisë Kamëz dhe një angazhim i kryebashkiakut Rakip Suli. Përmes politikave lokale, Bashkia Kamëz ka tentuar të stimulojë veçanërisht punësimin e tyre dhe sidomos në këto kohë pandemie.
Kujtojmë që vizioni dhe premtimi për të bërë diçka për ta, u konkretizua dhe në paketën fiskale 2020, me masa lehtësuese për të rinjtë që dëshironin të hapnin një biznes. Bashkëpunimi më të rinjtë do të jetë dhe për projekte të tjera të financuara nga donatorë apo shoqata ndaj dhe Bashkia do të iu jap mbështetjen e saj që ata të konkretizohen në territorin e Kamzës.
Pikërisht është kryebashkiaku Rakip Suli i cili priti në zyrën e tij të rinjë qytetarë të Kamzës që duan të bëjnë diçka të mirë për qytetin e tyre. “Kënaqësi të prisja e njihja përfaqësuesit e grupit rinor “Sky Club”. Katër të rinj, me dëshirën dhe vizionin për të kontribuar në shoqëri, Fatjona, Egzoni, Erkida dhe Erioni na njohën me projekt-idenë e tyre, e financuar nga World Vision, me një shumë prej 300.000 lekësh të rinj.
Kjo nismë ka si qëllim për t’iu ardhur në ndihmë sado-pak kopshteve me mjete mësimore dhe argëtuese. Pafundësisht mirënjohje për gjestin e tyre dhe mendimin e mirë! Shoqëria ka nevojë për ju, si vlera më e lartë e saj!”-shkruan kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli.
Nuk është ky projekti i vetëm, kujtojmë që një mundësi punësimi për të rinjë në Kamëz është hapur falë bashkëpunimit të Bashkisë Kamëz dhe PROGRAMIT YOUR JOB. Të rinjë dhe të reja nga mosha 18-30 vjeç, banorë të Bashkisë Kamëz iu ofrua mundësia për t’u bërë sipërmarrës dhe të drejtuar nje biznes.
Përmes këtij komponenti të rinjtë përfituan inkubim biznesi, këshillim dhe mbështetje për fillimin e nismave të tyre të qëndrueshme të biznesit me impakt social dhe/ose të vetpunësimit. Gjatë këtij programi mbi 20 të rinjë nisën nismat e tyre të biznesit ose të vetpunësimit, 50 % e atyre që përfitojnë nga programi i inkubimit të biznesit ishin femra shumica e tyre të reja.