Një vendim shumë i rëndësishëm është marrë sot për qytetarët e Bashkisë Kamëz. Taksat dhe tarifat familjare do të falen për 7 mijë e 638 familje deri në vitin 2010, të cilat nuk kanë pasur mundësi deri më tani të paguajnë këto detyrime ndaj institucionit Bashki. Eshtë ky, vetëm një nga vendimet në ndihmë të komunitetit që Bashkia Kamëz ka inicuar për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të cilët janë përballur me vështirësi.
Kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli në kuadër të luftës ndaj COVID 19, ka qenë në terren dhe ka trokitur derë më derë në ndihmë të familjeve, duke iu ofruar ndihmë konkrete dhe konstatuar nga afër gjendjen e tyre. Kjo nuk eshte ndihma e parë që Suli ju jep qytetarëve të Kamzëz, me paketën e re fiskale te vitit 2020 u sollën ndryshimet për shtresat ne nevojë si Invalidët e punës, të verbërit, para-tetra plegjikët, kryefamiljarët, gratë me mbi dy fëmijë dhe të paaftët e vetmuar të cilët sot paguajnë 30% të paketës familjare nga 6000 (në vitin 2019) në 1800 lek (në vitin 2020). Pensionistët paguajnë nga 6000 (në vitin 2019) në 1200 lek (në vitin 2020).
Më parë, Këshilli Bashkiak Kamëz ka miratuar unanimisht, duke kthyer në vendime dy nisma të Bashkisë, mjaft të rëndësishme dhe lehtësuese për biznesin që kanë të bëjnë me detyrimet ndaj Bashkisë. Përmes miratimit të këtyre vendimeve, Bashkia Kamëz ishte ndër të parat institucione të pushtetit vendor në vend që iu erdhi në ndihmë direkt bizneseve. Një vendim me interes i miratuar në Këshillin Bashkiak ishte shtyrja me 2 muaj e pagesave të detyrimeve bashkiake (taksa dhe tarifa vendore).
Kjo iu mundësoi bizneseve që ushtronin aktivitet në territorin e Kamzës duke u ndjerë të çliruara, të kishin kohë deri me 20 qershor 2020 për të derdhur në arkën e bashkisë taksat dhe tarifat vendore, ku Bashkia Kamëz garanton se çdo qindarkë e tyre do të kthehet në investim me standarte bashkëkohore për ta dhe komunitetin.
Një tjetër lehtësim që ka bërë Bashkia Kamëz për bizneset është edhe heqja e pagesës së hapësirës publike për subjektet tregtare për 3 muaj. Këto masa lehtësuese vijnë sepse kryebashkiaku Rakip Suli dhe Bashkia Kamëz e shohin biznesin si partner në zhvillimin ekonomisë në Kamëz dhe si një aktor të rëndësishëm për zhvillimin e qytetit i cili ndihmon për një ekonomi më të mirë për mijëra familje të cilat përballen më vështirësi sidomos në këto momente si pasojë e pandemisë së Covid 19.
Me këto vendime të Këshillit Bashkiak, Bashkia Kamëz në kuadër të situatës së krijuar shpreson t’i vijë në ndihmë subjekteve tregtare në territorin e saj.
Kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli garanton se Bashkia do të jetë gjithnjë në krah të qytetarëve dhe biznesit.