Na kontaktoni

Zvillimi i projekteve të reja infrastrukturore/ Punë intensive për lirimin e hapësirave publike në rrugët “Ndoc Dedja”, “Mustafa Matohiti”, dhe “Halit Haxhia”

Bashkia Kamëz ka vijuar ditë pas dite punën në terren për realizimin e planeve dhe projekteve për qytetarët. Në kuadër të zhvillimit të projekteve infrastrukturore, tërësisht në shërbim të komunitetit Bashkia po vijon punën për t’i rikthyer komunitetit hapëzirat e zaptuara dhe të munuguara.

Në rrugët “Mustafa Matohiti”, “Ndoc Dedja”, dhe “Halit Haxhia“  po punohet intensivisht për lirimin e hapësirave publike. Këto hapësira publike kanë qenë për vite me rradhë të pa shfrytëzuara për qytetarët e Kamzës sepse Bashkia nuk ndërhynte për lirimin e tyre dhe për zhvillimin e projekteve dhe planeve për qytetarët. Pasi ndërhymë për lirimin e këtyre hapsirave do nisim me punën për transformimin e infrastrukturës dhe zhvillimin e projekteve në shërbim të komunitetit.

 

 

Njoftime të ngjashme

Mirënjohje për ekipin që kujdeset çdo ditë për mirëmbajtjen e Parkut të Liqenit të Paskuqanit

Mirëmëngjes nga Parku i Liqenit të Paskuqanit! Faleminderit skuadrës fantastike për përkujdesjen dhe përkushtimin e përditshëm. Puna juaj bën diferencën...

Përfundon investimi në bllokun e rrugëve në Lagjen nr. 1, Bathore

Përfunduam investimin në bllokun e rrugëve në Lagjen nr.1, Bathore. Një tjetër premtim i mbajtur për banorët e zonës. #KamzaVetëmPërpara...

Përfundon investimi në bllokun e rrugëve në Lagjen nr. 6, Bathore

Ka përfunduar investimi në bllokun e rrugëve në Lagjen nr.6, Bathore. Deri në fund të muajit korrik, në të gjithë...