Na kontaktoni

Bashkia Kamëz miraton Paketën Fiskale 2020, Suli: Shërbim dhe përkrahje për ata që kanë më tepër nevojë

Bashkia Kamëz ka miratuar në Këshillin Bashkiak Paketën Fiskale për vitin 2020. Përfitimet do të jenë direkte për të gjithë qytetarët që nga të prekurit e tërmetit, banorët që kanë shtëpitë ende në proces legalizimi, pensionistët, si dhe kryefamiljarët femra dhe të rinjtë që duan të hapin një biznes.

Kryetari i Bashkisë Kamëz ka qenë i qartë në prioritetet e tij duke dhënë propozime konkrete të cilat bashkë me stafin, pas konsultimeve me grupet e interesit si; qytetarët dhe bizneset, tashmë kanë marr dhe vulën e “parlamentit” lokal.

Pas miratimit në mënyrë unanime të Paketës Fiskale nga Këshilli Bashkiak, Kryetari i Bashkisë Kamëz z.Rakip Suli thotë se: – “Miratuam sot në Këshillin Bashkiak Paketën Fiskale të Bashkisë Kamëz duke u mbështetur në 3 shtylla kryesore: Taksim i Drejtë, transparencë ndaj qytetarëve dhe biznesit si dhe krijimi i hapësirave të barabarta për bizneset dhe qytetarët”.

Zoti Suli thekson se me anë të kësaj Pakete Fiskale treguam edhe njëherë që vëmendja jonë është tek shtresat në nevojë dhe tek të rinjtë.

Disa nga ndryshimet pozitive të sjella në këtë paketë fiskale të prekshme janë: heqja e tarifave bashkiake për familjet e prekura nga tërmeti i nëntorit, heqja e tarifës prej 0.7% të investimit për legalizimet për objektet e banimit.

Një propozim konkret i kaluar në vendim këtë paketë fiskale është se është ulur në 50% tarifa për çdo biznes të ri, të hapur nga kryefamiljarët femra dhe të rinjtë.

Risi të tjera të Paketës Fiskale 2020 janë; ulja e tarifave familjare për pensionistët, ulja e tarifave për institucionet arsimore jopublike dhe bizneseve të vogla që ofrojnë shërbime.

Zoti Suli deklaron se me anë të këtyre ndryshimeve synojmë të kemi më shume shërbim dhe më shumë përkrahje për ata që kanë më tepër nevojë.

 

Njoftime të ngjashme

Kryebashkiaku Z.Rakip Suli viziton pas rikonstruksionit Kopshtin Nr.18 “Lepurushët” dhe shkollën 9-vjeçare “Dom Nikoll Kaçorri” në Babrru

Babrru, Kodër e Kuqe Vizitë në Kopshtin Nr. 18 “Lepurushët” dhe në Shkollën 9-vjeçare “Dom Nikoll Kaçorri” Pas rikonstruksionit ,...

Drejt përfundimit rruga “Argjinatura” në Lagjen Administrative nr. 2, pjesë e investimeve që po realizohen në 30 rrugë me gjatësi 4.9 km

Drejt përfundimit rruga “Argjinatura” në Lagjen Administrative Nr.2 Kjo rrugë është pjesë e investimeve që po realizohen në rrugë me...

Gëzuar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Gëzuar 8-Marsin , Për gruan që jep jetë, që sakrifikon në heshtje dhe që çdo ditë ngrihet më e fortë...