Na kontaktoni

KFW , investim prej 13.2 milionë euro në Sektorin e Ujësjellës Kanalizimeve Kamëz

Një delegacion i KFW-së, i përbërë nga z.Jochen Reik, menaxher i lartë i projektit, z.Direk Vallerien, kryeinxhinier, z.Bledar Dollaku, krye-koordinator i projektit, zyra KFW, Tiranë vizitoi Bashkinë e Kamëz, me pritjen e kryetarit të  Bashkisë, Z.Rakip Suli .

Qëllimi i këtij takimi ishte vlerësimi i “Programit të Përformancës dhe Investimeve në Sektorin e Ujësjellës Kanalizimeve.

Kyebashkiaku Suli pas firmosjes së investimit prej 10.5 milionë euro, nënshkroi  me KFW–në  marrëveshjen e dytë, prej 13.2 milionë euro.

Kjo marrëveshje do të fillojë në vitin 2021 dhe do përfshijë territorin nga Fushë-Kamëz deri në Valias .

Gjithashtu, ky investim do të transformojë Sektorin e Ujësjellësit, duke i’u dhënë prioritet rehabilitimit dhe shtrirjes së rrjetit të ujësjellësit, trajtimit të ujërave të bardha dhe të zeza, si dhe përmirësimin e shërbimeve për menaxhimin e UKK-së .

Ndërkohë, Suli u shpreh se falë këtij projekti dhe investimi qytetarëve të Kamzës do u mundësohet furnizimi  me ujë të pijshëm dhe transformimi tërësor i rrjetit të ujësjellës-kanalizimeve.

 

Njoftime të ngjashme

Vijojnë investimet në të gjithë territorin e Kamzës, me 98 km rrugë të planifikuara për ndriçim gjatë vitit vitit 2026

Mirëmëngjes! 98 km rrugë të planifikuara për ndriçim gjatë vitit 2026. 23 km rrugë të ndriçuara gjatë periudhës Janar–Korrik. Bathore:...

Mirëmëngjes nga Parku i Liqenit të Paskuqanit

Mirëmëngjes nga Parku i Liqenit të Paskuqanit! #BashkiaQëDuam #LiqeniPaskuqanit #KamzaVetëmPërpara

...

Episodi i nëntë i podcastit “Zëri Kamzës”

ZËRI I KAMZËS – EPISODI 9 Kush kujdeset për qytetin tonë çdo ditë? Në këtë episod, së bashku me Drejtorin...