Na kontaktoni

Bashkia Kamëz nis rehabilitimin e 30 banesave për familjet në nevojë në Paskuqan

30 familje në Paskuqan së shpejti do të mund të kenë një banesë të re pas riparimit të strehës së tyre që do të iu rehabilitohet nga Bashkia Kamëz. Kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli ka inauguruar sot nisjen e punimeve në terren. Në prag të nisjes së shirave dhe muajve të ftohtë të dimrit, këto familje do të mund të kenë një shtëpi ndryshe nga ajo që kanë pasur deri më tani, ku shiu iu vërshonte në banesa si dhe i ftohti ishte problem i madh në stinën e vjeshtës dhe dimrit.
Bashkia Kamëz është përfituese e këtij projekti nga qeveria shqiptare i cili konsiston në reabilitimin e banesave ekzistuese për shtresat vulnerabël si; familjet me ndihmë ekonomike, nënat kryefamiljare, familjet rome dhe egjyptiane, LGBT.

Projekti i programit të Reabilitimit të Banesave është aplikuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në Bashkisë Kamëz bazuar në ligji nr.22/2018 për Strehimin Social dhe është me bashkëfinancim me Ministrinë e Financave ku parashikohet ku 80% e financimit nga Ministria e Financave dhe 20% nga Bashkia Kamëz.

 

 

Njoftime të ngjashme

Mirëmëngjes nga Kopshti dhe Çerdhja “Univers” në Laknas

Mirëmëngjes nga Kopshti dhe Çerdhja “Univers” Laknas Një hapësirë e sigurt dhe plot dashuri , ku vogëlushët rriten me kujdes...

Kryebashkiaku Z.Rakip Suli takim pune me ekipin e UKK Kamëz mbi analizën vjetore dhe projektet në zhvillim

Gjatë një takimi pune me ekipin e Ujësjellës–Kanalizime Kamëz, u ndalëm tek analiza vjetore e punës dhe tek rezultatet që...

Kryebashkiaku Z.Rakip Suli zhvillon takim me Komisionin e Mbrojtjes Civile, për marrjen e masave parandaluese për situatat e emergjencës

Gjatë takimit të punës me Komisionin e Mbrojtjes Civile, ku u diskutuan marrja e masave parandaluese dhe përgatitore për situatat...