SFIDA 2026 | Sporti bashkon të rinjtë! ![]()
![]()
Sot, më datë 12.11.2026, në palestrën e gjimnazit “Sulejman Elezi”, u zhvilluan ndeshjet sportive ndërmjet gjimnazeve, në kuadër të aktivitetit “SFIDA 2026”, në disiplinat e basketbollit dhe volejbollit, për djem dhe vajza.
Pas garave plot energji, emocion dhe rivalitet sportiv, fituesit u shpallën:
Basketboll djem: Gjimnazi “Ibrahim Rugova”
Basketboll vajza: Gjimnazi “Ibrahim Rugova”
Volejboll djem: Shkolla Profesionale
Volejboll vajza: Gjimnazi “Isa Boletini”
Urime të gjithë fituesve dhe pjesëmarrësve për përkushtimin, lojën dhe frymën e garës!
Sporti është bashkim, bashkëpunim dhe një mundësi e shkëlqyer për të promovuar talentin dhe energjinë e të rinjve! ![]()