Contact Us

Zgjidhet problemi i furnizimit me ujë në “Qendër Kamëz” dhe vijon puna në gjithë territorin për kanalizimet e ujrave të zeza

Ujësjellësi ka qenë problematikë shqetësuese për vite me rradhë në Kamëz. Gjendja që gjetëm ishte alarmante ku zyrat ishin në gjendje shumë të rëndë dhe shërbimi për qytetarët ishte i munguar.

 

Ankesat pa fund dhe problemet e tepërta na detyruan që të përqëndroheshim me intensitet në këtë sektor me qëllim stabilizimin e situatës. Që ditët e para punuam deri vonë për riparimin e difekteve dhe zgjidhjen e problemit të furnizimit me ujë në gjithë territorin e Kamzës.

 

Në lagjet e brendshme të qytetit si “Qendër Kamëz” ne zgjidhëm problemin e furnizimit me ujë për banorët e zones. Gjithashtu në rrugën “Tetova” filloi puna nga UKK për kanalizimin e ujrave të zeza. Në Njësinë Administrative Paskuqan po punohet në të gjitha segmentet ku ka përfunduar shtrimi i bordurave dhe kanalizimet e ujrave të zeza. Gjithashtu po punohet për betonimin e kunetave në rrugën “Ndoc Deda”.

 

Njoftime të ngjashme

Vijojnë punimet në Rrugën Bavaria, Frutikulturë, me ndërhyrje në kanalizime dhe riasfaltimin e saj

Rruga Bavaria, Frutikulturë ku po punohet për rrjetin e kanalizimit të ujërave të zeza (KUZ) dhe riasfaltimin e rrugës. #BashkiaQëDuam...

Angazhimi për të moshuarit e vetmuar vijon edhe në vitin 2027, me kujdes, përkushtim dhe mbështetje të vazhdueshme

Pranë të moshuarve të vetmuar, me kujdes, përkushtim dhe mbështetje të vazhdueshme. Një angazhim që vijon edhe në vitin 2027....

Bashkia Kamëz garanton mbështetjen për fëmijët në nevojë, edhe në vitin 2027

Pranë çdo fëmije që ka nevojë për më shumë kujdes dhe mbështetje. Një angazhim që vijon edhe në vitin 2027....