Contact Us

Vogëlushët e kopshtit “Tahir Sinani”, gjatë vizitës në shkollën e transformuar “Tahir Sinani”, për tu njohur me kushtet dhe standartet e klasave të para, ku me entuziazëm presim nisjen e ciklit fillor.

Arsimi sot në Bashkinë Kamëz është në një tjetër nivel, me mbi 30 objekte arsimore të ndërtuara nga e para dhe riknonstruktuara, me kushte dhe standarte të Bashkimit Europian.

Sot fëmijët mësojnë në çerdhe dhe kopshte moderne, nxënësit në shkolla si gjithë bashkëmoshatarët e tyre europianë.

Ditën e sotme ishin fëmijët e kopshtit “Tahir Sinani”, që vizituan ambjentet e shkollës “Tahir Sinani”, ku ata në shtator nisin rrugëne gjatë dhe të bukur të dijes dhe arsimimit.

Lajmin e jep vetë kryebashkiaku Rakip Suli, i cili në rrjetin social Facebook shkruan:

Përgatitemi për nisjen e rrugës së dijes😊!
Paskuqan 1📍- Nën kujdesin e edukatoreve, vogëlushët e kopshtit “Tahir Sinani” vizituan sot ambientet e transformuara dhe komode të shkollës 9-vjeçare “Tahir Sinani”🧒🏫, për tu njohur me kushtet dhe standartet e klasave të para, ku me entuziazëm presim nisjen e ciklit fillor.
E gjithë vëmendja për ju😍!
#Eu4schools

https://fb.watch/e3NtZ1DzQB/

 

Njoftime të ngjashme

Mirëmëngjes nga kopshti “Xixëllonjat”

☀️ Mirëmëngjes nga kopshti “Xixëllonjat”! ✨

...

Një tjetër rrugë drejt përfundimit në Qendër Laknas

Qendër Laknas Një tjetër rrugë drejt përfundimit! #Bashkiaqëduam #infrastrukturë #Kamzavetëmpërpara

...

Arti dhe talenti i nxënësve të shkollës “Jashar Hoxha” sjellin mesazhe motivimi dhe pozitive në Parkun e Liqenit të Paskuqanit

Parku i Liqenit Nxënësit e shkollës “Jashar Hoxha”, përmes artit dhe pasionit për pikturën, po japin një kontribut të veçantë,...