Contact Us

Vijon shtrirja e rrjetit të ujësjellësit në rrugën “Nato”, në Valias

Investimet në ujësjellës vijojnë kudo nga Bashkia Kamëz.

Në Valias po bëhet një investim i madh, që përfshin shtrirjen e linjave të ujësjellësit, kanalizimet, ndërtimin e KUN-ve dhe rehabilitimin e zonës pas vitesh harresë.

Puna aktualisht po vijon në rrugën “Nato”, ku ekipet e Ujësjellës Kanalizime Kamëz po shtrijnë rrjetin e ujësjellësit.

Me këto investime zgjidhim problemin e furnizimit me ujë për 15700 banorë të zonës, shkruan në rrjetin social Facebook kryebashkiaku Rakip Suli.

Ja postimi i plotë:

Njoftime të ngjashme

“Kamza Marathon” rikthehet më 21 nëntor në Liqenin e Paskuqanit

Më 21 nëntor, ju presim në Kamza Marathon 2026, në Liqenin e Paskuqanit! Një aktivitet që bashkon sportin, shëndetin dhe...

Mirënjohje Ndërmarrjes së Gjelbërimit për mirëmbajtjen dhe kujdesin ndaj hapësirave të përbashkëta

Faleminderit Ndërmarrjes së Gjelbërimit për përkujdesjen dhe mirëmbajtjen e hapësirave të përbashkëta! #KamzaVetëmPërpara #BashkëPërQytetin #BashkiaQëDuam

...