Contact Us

Vijojnë investimet infrastrukturore me cilësi dhe standarte! Ja zonat ku po punohet

Transformimi i Kamzës dita-ditës tanimë është një realitet i prekshëm për të gjithë qytetarët! Infrastruktura rrugore mbetet një nga shtyllat kryesore të punëve dhe objektivave të kryetarit Rakip Suli dhe stafit drejtues të bashkisë.

Investimet e kryera dhe ato në proçes janë tregues i qartë i punës me cilësi që po kryhet për përmirësimin rrënjësor të infrastrukturës në qytet, ku veçmas bie në sy dhe puna që po kryhet nga Bashkia në gjithë territorin, për ndërtimin e rrugëve të reja.

Në gjithë territorin e Kamzës vijon puna për transformimin infrastrukturor me cilësinë dhe standartet më të mira. Në Laknas, Valias, Zall-Mner, Frutikulturë, Qendër-Kamëz, Bathore dhe Paskuqan ekipet tona punojnë me ritëm të lartë për realizimin e punëve në kohë rekord me qëllim krijimin e lehtësirave dhe faciliteteve për qytetarët.

Në inspektimiet e kryera vetë kryebashkiaku thekson se: -Në Bathore inspektuam ecurinë e punimeve për ndërtimin e rrugëve: “Farkë”, “Asim Vokshi”, “Ali Pashë Tepelena” dhe Prezë. Shumë shpejt përfundojmë ndriçimin, vijëzimin dhe gjelbërimin me të gjitha parametrat më të mira infrastrukturore.

Në Paskuqan thekson kryebashkiaku ku pas përfundimit të shkollës dhe kopshtit, tashmë përfundoi dhe  rruga “Fahri Ramadani”, e ndërtuar me të gjitha standartet bashkëkohore! Puna jonë nuk ka të ndalur në çdo sektor.

Gjatë inspektimit në Laknas kryebashkiaku shprehet se pas përfundimit të shkollës dhe kopshtit, përfunduam dhe rrugën “Fatos Çupi” me standartet më të mira infrastrukturore! Çdo ditë me punë konkrete për transformimin rrënjësor të qytetit tonë.

Këto janë investime cilësore me të gjitha parametrat më të mira infrastrukturore ku përfshihen kanalizimet, trotuaret, ndriçimi, gjelbërimi dhe sinjalistika rrugore. Qytetarët shprehen të lumtur në intervistat e kryera dhe besimplotë që investime të tjera madhore do të kenë në zonat e tyre.

Njoftime të ngjashme

Nis investimi në bllokun në Valiasin e Vjetër, që përfshin 61 segmente dhe rrugë me gjatësi totale prej 8.7 km

Valias i Vjetër Ka nisur investimi në bllokun Valias Grupi 2, me një gjatësi totale prej .km, që përfshin segmente...

Përfundon rruga “Jaho Gjoliku” në Paskuqan 1, investim me standardet më të mira infrastrukturore

Ka përfunduar investimi në rrugën “Jaho Gjoliku”. Një tjetër aks rrugor në Paskuqan 1, që përmirëson qarkullimin dhe rrit cilësinë...

Vijojnë investimet në të gjithë territorin e Kamzës, me 98 km rrugë të planifikuara për ndriçim gjatë vitit vitit 2026

Mirëmëngjes! 98 km rrugë të planifikuara për ndriçim gjatë vitit 2026. 23 km rrugë të ndriçuara gjatë periudhës Janar–Korrik. Bathore:...