Contact Us

Vënia në funksion e ndriçimit/ Drejt përfundimit proçesi në gjithë territorin e Bashkisë

 

 

Për 12 vite me radhë,  rreth 90% e rrrugëve në territorin e Bashkisë Kamëz nuk kanë pasur ndriçim. Kjo gjendje përkeqësohet më shumë në lagjet periferike, duke shkaktuar probleme të shumta, sidomos gjatë dimrit.

Pjesa më e madhe e banorëve shprehen se ata janë ankuar vazhdimisht, për këtë problem, por që asnjëherë nuk ka marrë zgjidhje. Sipas tyre, është e frikshme të ecësh në këto rrugë , sidomos në orët e vona.

Me ardhjen e kryetarit të ri, duket se një ndër prioritetet kryesore është pikërisht vënia në funksion e ndriçimit.

Kryetari Suli u shpreh se, puna e tij do të konsistojnë në shërbimin ndaj komunitetit, duke nisur pikërisht me ndriçimin e akseve rrugore, duke i dhënë kusht fund makthit 12-vjeçar të qytetarëve.

Deri tani janë vënë dritat në pjesën më të madhe të rrugëve në Kamëz dhe Njësinë Administrative Bathore, konkretisht në rrugët “Skëndërbeu”, “Europa”, “Kukësi”, “Paqësori”, “Rilindja”, “Kosova”, “Gjallica”, “Abdi Bej Toptani”, etj.

Sipas Sulit do të vazhdojë intensivisht puna për pajisjën me ndriçim të segmenteve të tjera rrugore, me qëllim shtimin e vlerave të mungura qyetit tonë.

Njoftime të ngjashme

Mirëmbrëma nga Lagjja e Re e Qendër Kamzës

Mirëmbrëma, Lagjja e Re, Qendër Kamëz Një mbrëmje e qetë në zemër të Kamzës, ku investimet dhe hapësirat publike krijojnë...

Episodi i tetë i podcastit “Zëri Kamzës”

Episodi i Një bisedë me Drejtoreshën dhe Përgjegjësen e Drejtorisë së Integrimit në BE, Projekteve të Huaja dhe Zhvillimit Ekonomik....

Përfundon investimi në rrugën “Idriz Seferi” në Lagjen nr. 5, Bathore, sipas standardeve më të mira infrastrukturore

Bathore, Lagje nr.5 Ka përfunduar investimi në rrugën “Idriz Seferi”, sipas të gjitha standardeve. Një tjetër investim që përmirëson infrastrukturën,...